Si asnjëherë më parë, në ditët e sotme është bërë shumë e lehtë të marrim informacione nga më të ndryshmet.
Kjo ndodhë fal zhvillimit të hovshëm të teknologjisë, sidomos teknologjisë artificiale e që është avancuar në përmasa shumë të mëdha në të gjithë botën.
Teknologjia artificiale po e ndryshon me shpejtësi mënyrën se si jetojmë dhe punojmë.
Për shumë profesionist si të mjekësisë, ekonomisë, gjeodezisë e të tjerë, u është lehtësuar puna fal krijimit të robotëve që mund të kryejnë punën ose të bëhen asistent të tyre.
Në mesin e gjithë robotëve anë e mbanë botës, nuk mungon as roboti shqiptar.
“Besa” mban emrin roboti shqiptar i krijuar nga Artit Muhaxhiri e që u del në ndihmë të gjithë shqiptarëve në mënyrë virtuale.
‘Besa’ shërben si asistente digjitale e cila u ndihmon njerëzve për pyetjet që ata bëjnë në website.
E krijuar në qershor të këtij viti, platforma Besa mund të bëhet edhe me aplikacion për telefon e që Muhaxhiri është duke punuar që të lansohet sa më shpejtë.
Por kush mund ta përdor këtë platformë, na tregon vet Muhaxhiri.
“Besën mund ta përdorin çdo kush. Çdo njëri i thjeshtë me puna të ndryshme. Ka njohur të ndryshme dhe gjithashtu mund nëse fjalët janë pa gabim ajo edhe mund të i kuptoj dhe ka përgjigje për çdo pyetje dhe është shumë praktike që të përdoret”, tha Muhaxhiri.
Besa është platforma e parë shqiptare që flet vetëm shqip. Me të hyrë në web-siten e saj, mund të qaseni direkt pa pasur nevojë që të regjistroheni.
“Besa flet vetëm shqip, por me tekst mund në çdo gjuhë të ndryshme. Por e kam bërë vetëm që të jetë vetëm në gjuhën shqipe, sepse në gjuhet e tjera ka shumë opsione të ndryshme, ka shumë programe të ndryshme por në gjuhën shqipe është vetëm kjo e krijuar. Mund të qaseni duke hyrë në website ‘Besa-ai.com’, dhe aty në website nuk ka nevojë që të regjistroheni ku vetëm shumë thjeshtë mund ta bëni pyetjen dhe të prisni për përgjigje. Ta kopjoni atë përgjigje dhe ta përdorni si dokument në word apo në excel. Pra është shumë praktike për çdo punë të ndryshme”, tha Muhaxhiri.
Besa është njëra ndër fjalët e vetme shqiptare që është me traditë dhe mbahet mend.
Kjo është arsyeja që Muhaxhiri ia ka lënë emrin krijimit të tij.
“I ka mbet emri Besa sepse e kam pyetur vet robotin ‘Më trego një emër shqip që ka traditë shqiptare dhe është shumë e lehtë për tu mbajtur në mend nga të gjithë”, dhe më tha emrin Besa ku do të thotë si besa e shqiptarit dhe mbahet mend pra është më e thjeshtë. Roboti besa ka njohuri për të gjithë botën”, ka thënë Muhaxhiri.
Fillimisht, platformën Besa, Muhaxhiri e ka krijuar vetëm për vete. Duke parë që i ka ndihmuar në punët e tij, ka vendosur që ta krijoj për të gjithë shqiptarët duke i marr gjashtë muaj kohë deri tek lansimi.
“Prej kur ka dal ‘ChatGBT’ un kam qenë çdo herë duke e shikuar dhe praktikuar dhe pastaj e vendosa që ta përdor vetëm për vete, ku isha duke programuar programe të ndryshme. Dhe besën në gjuhën shqipe e pyesja për diçka dhe më jepte lajme dhe thash pastaj pse mos ta krijoj edhe për shqiptar. Pra mu desh gati gjashtë muaj që ta krijoja”, tha Muhaxhiri.
Mirëpo, roboti Besa dallon shumë nga robotët e tjerë dhe për këtë më së miri na tregon vet Muhaxhiri.
“Roboti Besa dallon shumë nga robotët e tjerë sidomos nga ‘ChatGBT’, ku roboti Besa ka qasje në internet. Gjithashtu ka opsione ku mund të tregoj tabela të ndryshme në excel ku ti mund ta printosh atë shumë lehtë janë butonat. Ka qasje në internet, të tregon lajmet më të reja gjithashtu në të ardhmen mund të lidhet me biznese të ndryshme të Kosovës, ku mund ta kenë më të lehtë. Njerëzit që jetojnë në Kosovë ta përdorin ku nuk do të kenë nevojë të hynë nëpër platforma të ndryshme. Pra kjo është ideja që Besën ta përdorin si bazë dhe përmes besës të hyjnë në aplikacione të tjera”, tha Muhaxhiri.
Këtë platformë e përdorin mbi 1300 njerëz në vend, ku gjysma prej tyre janë aktiv gati çdo ditë.
Pyetjet që bëhen në platformë janë të koduara dhe nuk mund të i sheh askush tjetër përveç robotit.
“E kanë pritur shumë mirë. Deri me tani janë diku mbi 1300 përdorues që gati gjysma janë aktiv. Pra për çdo ditë gati e përdorin. Mendoj që është diçka ende e re dhe njerëzit ende nuk janë ambientuar që roboti të i kryej punët e tyre të përditshme. Por dal nga dal kanë filluar që të përdoret nëpër biznese të ndryshme dhe të jenë më praktik”, tha Muhaxhiri.
“Modelin bazë që e kamë marr unë është nga ‘Open AI’, dhe ajo pra është e trajnuar që të dhënat ti praktikoj dhe të i procedoj dhe për njerëzit të jetë më e thjeshtë për tu përdorur. Pra ato të dhëna procesohen. Pyetjet janë të koduara dhe nuk mund të i sheh askush ato përgjigje”, shtoi Muhaxhiri.
Mirëpo kjo nuk është krijimi i parë i Artit Muhaxhirit.
I dhënë pas teknologjisë e re, ai kohë më parë ka krijuar edhe një kriptovalut për Kosovën që mbanë emrin “Kosovacoin”.
“Unë së pari kam filluar me kriptovaluta, ku kam krijuar një kriptovalut për Kosovën që quhet ‘Kosovacoin’ dhe dal nga dal jam duke filluar që ta krijoj edhe një sistem që është mbrapa kriptovalutave që quhet “Blockchain”, dhe do ta krijoj që të jetë ndërkombëtarisht”, tha Muhaxhiri.
Ndryshe, Kosova edhe pse një vend i vogël ka arritur që teknologjitë artificiale të përdoren kryesisht nga bizneset.
Kompanitë kosovare para 10 viteve mund të thuhej se ishin jo-ekzistente, ndërsa sot kompanitë kosovare në fushën e teknologjisë së informacionit ofrojnë një fushë të gjerë të shërbimeve teknologjike.
Kosova njihet për popullatën më të re në Evropë, të cilët kanë njohuri te avancuar mbi këtë fushë./Arbresh.info/Ejona Hyseni/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...