Vetëm këtë javë janë rishpallur dhjetëra tenderë për institucionet dhe komunat e vendit.
E kjo nga njohësit e çështjeve ekonomike po konsiderohet si shqetësuese.
Jakup Bellaqa në një prononcim dhënë për arbresh.info duke e quajtur këtë dukuri negative ka thënë se po ndodhë për shkak të pretendimeve për të kurdisur tenderë.
“Sa i përket, çështjes se rritjes se ri tenderimit nga institucionet dhe komunat e ndryshme në Kosovë, kjo ndodhë për shkak të tenderëve të kurdisura dhe pretendimeve që të fitojnë kompani të caktuara, kjo dukuri negative ka ndodhë edhe në te kaluarën”, ka thënë ai.
Sipas Bellaqës kjo rritje po ndodhë edhe për shkak të vakumit institucional.
“Fatkeqësisht aktualisht është në rritje, pse është në rritje po ndikon edhe vakumi institucional pra mos formimi i qeverisë se re, sepse ju mungon instalimi i instrumentit të kontrollit, nga aspekti qendror, pastaj segmente të caktuara shfrytëzojnë rastin që të përfitojnë nga kjo situatë mjaftë e ndjeshme”, ka shtuar ai.
E sipas tij kjo e përkeqëson edhe ambientin e të bërit biznes.
“Mendoj qe kjo dukuri e përkeqëson ambientin e të bërit biznes sepse edhe siç, dihet bizneset i kanë edhe barrierat tjera apo pengesat tjera për të bërë biznese vlen të ceken disa si në vijmë: kostoja e energjisë elektrike, furnizimi jo i rregullt dhe jo stabil me energji elektrike, jo- stabiliteti politik, korrupsioni, krimi ( p, sh. vjedhje, grabitje, vandalizëm), kostoja e furnizimit me ujë, transporti”, ka shtuar ai.
Vlerësohet si sfidë shumë serioze për qeverinë në ardhje që t’i eliminojë këto dukuri që po e reflektojnë dhe po prekin në mënyrë direket dhe indirekte jetën socio-ekonomike të qytetarit të Republikës së Kosovës./arbresh.info/
Ngjarjet e ditës së sotme
Begaj uron Krishtlindjet: Kjo festë e ndritur na fton të ref...
Vajzat e shtëpisë e ‘kallin’ festën me kërcime sensuale
Disa kuriozitete rreth Krishtlindjes
Rama: Ju uroj të gjithë besimtarëve të krishterë, gëzuar Kri...
Luani – Horoskopi vjetor për 2025: Ky është viti kur karrier...