Menaxherja për programe në Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, Valentina Demolli, kritikon institucionet shëndetësore publike sa i përket trajtimit të pacientëve.
Ajo thotë se në adresë të KMDLNj-së kanë pranuar ankesa nga qytetarët se nuk po marrin trajtimin e nevojshëm.
“Ka mungesë të stafit, hapësirës, të medikamenteve ose pajisjeve të nevojshme për trajtim mirëpo gjithsesi edhe kur ja shtojmë një numër i madh i stafit shëndetësor të cilët janë të prekur me Covid-19 dhe fatkeqësisht mungojnë për periudha të caktuara në institucionet shëndetësore kjo ka vështirësuar që qytetarët të marrin trajtimin e duhur në institucionet publike”, deklaron Demolli për arbresh.info.
Sa i përket testimeve ajo ka thënë se kanë vërejtur disa shkelje duke filluar në mos trajtimin e barabartë të qytetarëve ose në qasjen e tyre për të bërë testet.
Ajo shton se institucionet e Kosovës kanë çaluar në testimin e gjithë atyre qytetarëve të cilët kanë nevojë./arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?