Interesimi i kosovarëve për të përfituar nga bursat e Turqisë, është duke u rritur nga dita në ditë.
Sipas Ekrem Zajmit, i cili është student i doktoratës dhe Konsultant i Bursave të Turqisë ne Ankara, vetëm gjatë këtij viti kanë pranuar 155 mijë aplikime nga e gjithë bota për bursat e Turqisë.
Ai në një intervistë të dhënë për arbresh.info, deklaroi se gjatë këtij viti nga Kosova kanë pranuar qindra aplikime, numri i saktë i të cilëve nuk dihet ende.
Duke folur për gjendjen e kosovarëve në Turqi, Zajmi thotë se deri më tani rreth 500 qytetarë kosovarë kanë aplikuar në Ambasadën e Kosovës për tu kthyer në vend si rezultat i situatës së krijuar me koronavirus.
Zajmi, duke thënë se deri më tani nuk ka asnjë student kosovar të prekur me koronavirus në Turqi, deklaron se gjendja e tyre është e sigurt.
“Në Turqi, ka studentë, ka qytetarë që kanë ardhur për trajnime shëndetësore, por ka edhe turistë. Qeveritë e Turqisë dhe të Kosovës kishin paralajmëruar se kufijtë do të mbyllen, një pjesë e qytetarëve shfrytëzoi rastin dhe u kthyen. Ndërsa një pjesë e tyre mbeti në Turqi. Me sa kam informacione, afro 400-500 qytetarë kanë paraqitur kërkesë për tu kthyer në Kosovë. Ka studentë kosovarë që kanë mbetur këtu. Janë të sigurt, qëndrojnë në shtëpitë e tyre ose në konviktet e tyre. Bursat vazhdojnë t’i marrin në mënyrë normale, si dhe shërbimet e tjera siç janë pagesa e konviktit, pagesa e universitetit, sigurimit shëndetësor, ushqimi etj. “, tha Zajmi për arbresh.info.
Zajmi më tutje ka kërkuar nga studentët që t’i përmbahen masave të vendosura nga autoritetet turke.
“Deri më tani nuk ka asnjë student nga Kosova ose Shqipëria që është i prekur me Covid-19. Ky është një lajm i mirë. Shpresojmë që të mos ketë edhe më tutje. Shpresojmë se i përmbahen rregullave te shtetit turk dhe t’i përcjellin ligjëratat e tyre përmes platformave online. “
Ai, më tutje thotë se gjatë këtij viti kanë pranuar qindra aplikime nga Kosova për bursat e Turqisë, të cilët enda janë në fazën e vlerësimit. Ndërkaq data e saktë e intervistave nuk dihet ende për shkak të situatës së krijuar nga pandemia,
“Aplikimet për Bursat e Turqisë, që zgjatën deri më 20 shkurt të këtij viti, kanë përfunduar. Tashmë nga Kosova kemi qindra aplikime. Për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi intervistat janë shtyrë për një afat të pacaktuar. Deri më tani nuk ka ndonjë datë të caktuar në lidhje me intervistat, apo nëse ato do të zhvillohen përmes internetit. Ndërsa vlerësimi i aplikimeve ende është duke vazhduar. Në këtë vit kemi 155 mijë aplikime nga të gjitha vendet e botës, gjë që ka thyer rekord të aplikimeve në krahasim me vitet e kaluara.”,
Ndryshe “Bursat e Turqisë”, është program i zhvilluar nga Kryesia e Turqve Jashtë Vendit dhe Komuniteteve Mike (YTB) që ofrohet për studentët e huaj që dëshirojnë të vijojnë arsimin e lartë në Turqi.
Kjo bursë, i mundëson të rinjve studim gjithëpërfshirës duke filluar nga financimi biletës kthyese të aeroplanit, banimi në konvikt, shpenzimet universitare, sigurimi shëndetësor, ushqimi dhe bursa mujore. /AlbanBegolli/arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...