Google ADS

Qendra ‘Smile’ ja përjashton vajzën me sindromë të rrallë, familja Mehmeti në hall me mungesën e parave

11:04 | 14 Gusht 2021
Përparim Bublaku

Kishte filluar para tri vitesh që vajzën e saj me sindrom të rrallë të dërgojë në një qendër trajtimi në Lipjan, por tash po del të jetë problem për Lumturie Mehmetin nga Marevci i Lipjanit.

Para se qendra “Smile”, në Lipjan të shkoj në një pushim veror, Lumturisë ju dha lajmi se vajza e saj gjashtë vjeçare duhet që të largohet nga kjo qendër.

“Unë e komë në qendrën e Lipjanit “Smile”, vajzën gjashtë vjeçare. Gjatë kësaj periudhe ata më kanë thanë që ma s’mundet mu dërgu në atë qendër për fizioterapi e terapi socio-psikologjike”, ka rrëfyer Mehmeti për arbresh.info.

Duke shpjeguar se vetë qendra kishte ardhur në shtëpi për të parë diagnozën e vajzës tash sipas Mehmetit kjo qendër pa ndonjë shpjegim kanë kërkuar që vajza më mos të dërgohet për trajtim.

“Vetëm kanë thënë se ma s’mundemi me dërgu këtu. Këtu e kom dërgu tri herë në javë. Jam e kënaqur për fizioterapi, për logopedi s’jam e kënaqur pasi kurrë nuk më kanë tregu sa ka arrit vajza të përmirësohets”.

Duke shpjeguar për fillimin e keqkuptimeve mes tyre, nëna e gjashtë vjeçares thotë se nëse kjo qendër nuk merret më trajtimin saj ajo s’ka kushte që vajzën ta dërgoj në ndonjë qendër private.

“E kanë të gjithë diagnozën e tash po më thojnë që vajza nuk është për aty. Unë s’kam kushte për me dërgu privat”, ka thënë Mehmeti.

Për krejt këtë shqetësim të familjes Mehmeti, qendra “Smile”, ka dhëne një shpjegim.

Ata kanë treguar se pse kanë kërkuar nga familja Mehmeti që vajzën mos ta dërgojnë në qendrën e tyre.

“Familja Mehmeti ka një fëmijë që merr shërbime në Qendrën ‘SMILE’, prej muajit janar 2019 e deri më tani. Stafi nga Qendra SMILE ka ofruar shërbimet më të mira të mundshme në bazë të kapaciteteve që ka Qendra për të ndihmuar këtë fëmijë dhe të gjithë fëmijët tjerë që marrin shërbime në kuadër të qendrës.”

Përkundër sjelljeve sfiduese, ankesave dhe kërkesave të shfaqura në vazhdimësi nga kjo familje, Qendra SMILE ka ofruar dhe thonë se vazhdon të ofrojë të gjitha shërbimet në dispozicion e që ofrohen në kuadër të qendrës sonë.

“Secila ankesë e shqetësim që është ngritur nga familja në fjalë, është trajtuar nga qendra jonë me seriozitetin më të lartë dhe nuk është parë që ka bazë për trajtim të mëtejshëm”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Kjo qendër e cila nuk financohet nga Komuna, ka treguar se cilët fëmijë trajtohen brenda saj.

“Sa i përket diagnozave të fëmijëve, kemi disa kufizime tek disa kategori. Duke patur parasysh se Qendra SMILE që është një qendër e kujdesit ditor e që ofron shërbime mbështetëse për fëmijë dhe jo një qendër specialistike, fëmijët që kanë diagnoza më të rënda nevojat e të cilëve shkojnë përtej kapaciteteve të qendrës, fëmijët që paraqesin rrezik për fëmijët tjerë dhe për stafin, nuk mund të marrin shërbime në Qendrën SMILE. Kategori tjetër, janë fëmijët që kanë Epilepsi. Edhe pse kemi pasur edhe raste të tilla që janë trajtuar në Qendrën SMILE, por këtë e bëjmë nën përkujdesje direkte të prindit dhe duke marrur përgjegjësinë prindi. Si dhe raste me diagnoza të rralla, por që edhe këto raste janë trajtuar”, thuhet në përgjigje./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme