Drama e zhvillimeve të fundit në Kosovë mund të rikthej në origjinën e saj Lëvizjen Vetëvendosje.
Rrëzimi i qeverisë në krye me Albin Kurtin dhe përpjekja e partive tjera për formimin e një qeverie gjithëpërfshirëse, por duke e lënë jashtë lojës partinë fituese të zgjedhjeve të fundit, Lëvizjen Vetëvendosje, mund të sjell protesta në vend.
Kështu mendon analisti politik, Faton Abdullahu, i cili thotë se disa nga zhvillimet e fundit mund të kthejnë Lëvizjen Vetëvendosje në mendësinë politikë që ka ndërtuar në rrugë, por tani nga pozita qeveritare.
“Heqja e rrethojave tek ndërtesa e Qeverisë, sjellja nonshalante me elementë kërcënues ndaj z. Pacolli, dhe një koreografi protestash revoltuese si uverturë e testuar në ballkone, flet se një mendësi politike e ndërtuar nëpër rrugë mund të kthehet prap në gjenezë edhe pse tash nga pozita qeveritare”, është shprehur Abdullahu për portalin arbresh.info.
Tensionet vazhdojnë e rritën edhe më shumë nga gjuha ofenduese, etiketuese e më kërcënime që po përdoren. Kjo gjë sipas Abdullahit është shumë brengosëse.
“Kemi dy tabore të polarizuara jo zakonshëm. Njëra që është duke themeluar qeverinë brenda pak ditësh dhe tjetra që insiston të mbetet për të qeverisur deri në zgjedhjet e ardhshme. Të dyja thirren se janë dhe po mbrojnë qëndrime institucionaliste. Kjo është situatë që po prodhon tensione të cilat mund të stërkeqen. Kur kësaj i shtohet edhe gjuha me ofendime, etiketime e kërcënime, situata bëhet më shumë se brengosëse”, tha ai.
Ndryshe mendon analisti tjetër politik, Faik Kraniqi. Sipas tij, nuk do të ketë nevojë për protesta sepse sipas tij nëse formohet qeveria e re, Vetëvendosje do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.
“Kështu që s’do të ketë nevojë fare për protesta, por LVV do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese si në 2014 kur PDK e beri një gjë të tille”, u shpreh ai.
Sipas Krasniqit, situata aktuale është e njëjtë me atë të vitit 2014, kur Gjykata Kushtetuese vendosi që nuk do të ketë qeveri pa fituesin e zgjedhjeve, ose vendi duhet të shkoj në zgjedhje.
Vetëvendosje ka paralajmëruar se mund të kundërshtojnë zhvillimet politike edhe përmes protestave, në kohën kur LDK-ja si parti e dytë fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit po krijon koalicionin, pas rrëzimit të qeverisë në krye me Albin Kurtin./arbresh.info/
Brazil/ Shembet ura, lumi kontaminohet me pesticide dhe acid...
Parashikimi i motit për sot
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024