Gjatë javëve të fundit janë bërë mbi 5 milionë euro blerje me kontrata të negociuara, duke anashkaluar procedurat e rregullta, me justifikimin e situatës emergjente.
Një ndër kompanitë kryesore që ka përfituar nga këto kontrata të dyshimta është edhe “Agani LTD”, ku ka punuar për një kohë të gjatë vetë ministri Arben Vitia i Vetëvendosjes.
Kosova ka 109 kompani me licencë importimi të barnave e pajisjeve shëndetësore, shkruan arbresh.info.
Vetëm gjatë muajit prill, një kompani e vetme ka marrë 10 kontrata me total prej 2.1 milionë euro në formën e kontratave të negociuara pa garë të hapur.
Jo vetëm që këto tenderë janë dhënë shpejt, fshehtë, pa konkurrencë, por sipas raportimeve në medie për produktet e blera janë paguar çmime tepër të fryra.
Ndërkaq, Prokuroria Themelore tashmë ka filluar të grumbullojë fakte në lidhje me pretendimet për abuzim me pushtetin nga ana e Ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia.
Kjo është bërë e ditur për portalin arbresh.info, nga burime brenda prokurorisë, derisa zyrtarisht Prokuroria Themelore në Prishtinë, ende nuk ka bërë të ditur se çfarë masa ka ndërmarr në lidhje me pretendimet për tenderët në kohë pandemie të ministrit Vitia.
Ministri Vitia nuk ka qenë i gatshëm të deklarohet për arbresh.info.
Lidhur me këtë ka folur për arbresh.info, edhe drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj.
Ai ka thënë se çdo autoritet i prokurimit duhet të sigurohet që në çdo rast në kuadër të mundësive të siguroj ofertat të cilat po ashtu kanë në konsideratë ruajtjen e buxhetit të shtetit.
Në të njëjtën kohë, Miftaraj është shprehur se Ministria e Shëndetësisë me qëllim të respektimit të parimeve bazë si qeverisja e mirë dhe sundimi i ligjit duhet të rrisë transparencën në maksimum dhe të informoj publikun lidhur me këto procese të prokurimit.
Miftaraj, gjithashtu, ka deklaruar se dy institucionet si Agjencia kundër Korrupsion dhe Prokurori i Shtetit duhet të jenë më efikas dhe në krye të detyrës për të hetuar çdo rast kur në publik dalin informacione lidhur me dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
“Përderisa, institucionet si Agjencia kundër Korrupsion dhe Prokurori i Shtetit duhet të jenë më efikas dhe në krye të detyrës për të hetuar çdo rast kur në publik dalin informacione lidhur me dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, vepra penale korruptive apo konflikt potencial të korrupsionit”, ka deklaruar drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj.
Në fund, Miftaraj thotë se çdo tejkalim apo anashkalim i ligjit dhe procedurave duhet të përcjellët me llogaridhënie si në aspektin penal ashtu dhe atë politik./E.Ballazhi/arbresh.info/
Jude: Është një goditje e madhe kur një lojtar si Vini lëndo...
Zelensky: Dy civilë u vranë në Sumy nga një sulm rus
Muja: Opozita bën propagandë ndaj Qeverisë Kurti për kontrat...
Netanyahu i kërkon kabinetit të tij ta pranojë marrëveshjen ...
Abdixhiku falënderon qytetarët për mbështetjen: Prezenca jua...
Atletico bindëse pas pjesës së parë, Milani në baraspeshë