Ato janë frymëzim për të.
Natyra e malet ia shtojnë jetën.
I larguar nga problemet e nën qetësin e natyrës, tingujt e vetme janë blegërimat e deleve të tij.
Është ky Qenan Ceka, nga fshati Glloboçicë, e Kaçanikut.
Dita fillon më zbardhjen e mëngjesit e përfundon në orët e vona të natës, fillon rrëfimin fermeri nga fshati që lidh Kosovën me Maqedoninë e Veriut.
“Më dele më tregu drejt këto i kam pas qejf që nga fëmijëria. Është diçka që të qetëson, shkon më to edhe vetëm qetësohesh”.
Nuk merret me problemet e politikës së përditshme e është i përkushtuar tërësisht tek delet që me to ai mban edhe familjen.
“Si të çona në mëngjes nuk merrna as më politik as kurrgjë, i kemi mbi 200 copa dele. Prej 2009, jemi me delme. I mirë është fitimi, standardet janë të dobëta.
Unë nuk e kam as një ari tokë, por krejt me të blemë i mbaj. Unë së bashku më fëmijët e mijë i shikojmë”.
Ndonëse nuk ankohet për vështirësitë që ka në këtë sektor, ai thotë se puna më e madhe me kopenë e deleve është gjatë periudhës së dimrit.
“Dimrit i mbajmë brenda, vetëm kur është koha e mirë i lëshojmë. Nuk i qes në treg, por me kurbane mbijetojmë. Shes edhe qumësht. Një familje e mban mirë duke i mbajt delet, ma mirë se në perëndim. Kush ja dinë vlerën. Ma shumë kemi punë tash dimrit me të vegjlit. Tash kemi ma shumë punë se shtohen natën zakonisht mundet më ndodh diçka gjatë këtij procesi”.
Mishërimi e lidhshmëria më këto qenie të buta, Qenani e ka qysh nga vegjëlia.
“Na jemi të lidhtë më to shumë, nga mëngjesi e deri në mbrëmje duhet me qëndrua me to”.
Në një vende ku rrezet e diellit duket se mishërohen me çatitë e shtëpive ngjitur më njëra-tjetrën, e më një arkitektura që të kthen në kohërat më të lashta, pamja e kopesë së deleve duket se ja shton edhe më shumë hijeshinë fshatit.
Edhe në perëndim në shkofsha më këtë punë do të merrem, kështu që më mirë po rri në vendlindje, është fjala e fundit e Qenanit në përfundim të takimit.
“Shteti çka më ka ndihmua mua është më subvencione. Drithërat, barin e blej më subvencione. Edhe në perëndime më shkua më këtë punë ka me u marr, ma mirë më qëndrua këtu se me shku atje”./Arbresh.info/
Bahtijari pranon fajësinë në Hagë
Rizvanolli: KRU “Prishtina” ka pasur përmirësime...
Britania sanksionon 5 zyrtarë gjeorgjianë për shtypjen e pro...
Ancelotti thotë se nuk e kishte menduar rikthimin tek Reali,...
Arrestohet 40 vjeçari në veri, policia i gjen rreth 100 kart...
Haradinaj për Hovenierin: Ishte më shumë se ambasador