Presidenti, Hashim Thaçi, nuk u tregua i kujdesshëm gjatë një paraqitje para medieve.
Ai preku gojën edhe pas prekjes së letrës së fjalimit, derisa ekspertët vazhdimisht bëjnë thirrje që të përdoren mëngët, shkruan arbresh.info.
Një gjest të mirë e pati treguar Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, gjatë një konference për medie.
Ekspertët e shëndetit publik kanë dhënë këshilla për masat mbrojtëse kundër infektimit me koronavirus:
Pastrojini duart me sapun dhe ujë të ngrohtë për rreth 20 sekonda. Fërkojini duart mirë në të gjitha pjesët, përfshirë majat e gishtërinjve dhe hapësirat mes tyre.
Përdorni faculetë kur kolliteni ose teshtini.
Nëse nuk keni faculetë, përdorini mëngët e rrobave, duke e afruar krahun te goja dhe hunda.
Mos i prekni sytë, hundën dhe gojën me duar të papastra.
Më poshtë, gjeni videon e gjestit të Hashim Thaçit dhe të Arben Vitia./arbresh.info/
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Me flamujt kuq e zi në duar/ Mijëra shqiptarë presin Ramën n...
Guardiola pas humbjes nga Tottenham: Ne do të ngritëmi
Izraeli thotë se një rabin është vrarë në Emiratet e Bashkua...
Edi dhe Xheneta diskutojnë në lavanderi, ndërsa Gjesti i për...
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman: Bisedime...