Rreth 20 minuta larg Komunës së Lipjanit, gjendet fshati Shalë.
Ky fshat i cili gjatë luftës së fundit në Kosovë u bë strehë e qindra refugjatëve, ka edhe një bukuri përrallore me të cilën i bën për vete qindra vizitorë që e vizitojnë atë.
arbresh story, në këtë vikend ju sjellë një vend ku gjurmët shqiptare harmonizohen me bukuri natyrore, e të cilën mund ta vizitoni në një fundjavë, dhe më e mira e mirës nuk është shumë larg Prishtinës.
Brenda fshatit Shalë të Komunës së Lipjanit, gjendet Kulla e Vehbi Metë Shamollit.
Kjo kullë, mbanë në vete një histori të veçantë ngase gjatë luftës së fundit në vendin tonë, ishte bërë strehë e qindra refugjatëve që vinin anë e mbanë Kosovës.
Ndërkaq Vehbi Shamolli, personi nga i cili e merr emrin kjo kullë, është burri shqiptar i cili ra dëshmorë nga granatat e gjuajtura nga forcat serbe në vitin 1998.
Pronari i kësaj kulle, tashmë është Muhamet Shamolli, i biri i Vehbi Shamollit.
Edhe pse pa praninë e pronarit, vizita në brendinë e Kullës është e mbyllur për qytetarët, ju mund të shkoni në hapësirën e jashtme të kësaj kulle e cila ju ofron një ambient të mrekullueshëm për piknik.
Ajri i pastër, pamjet e mrekullishme, uji i shëndetshëm që rrjedhë nga gjiri i majave të fshatit, janë vetëm disa veçantitë e këtij vendi.
Por jo vetëm kaq, ka një vend të përshtatshëm për skarë ku mund të përgatitni specialitete të ndryshme.
Si dhe posedon një oxhak guri, ku mund të ndizni zjarr për tu ngrohur, ose të përgatisni ndonjë gjellë ose pse jo edhe fli, një ndër ushqimet më të preferuara tradicionale.
Kjo kullë brenda vitit vizitohet nga qindra qytetarë e sidomos gjatë muajve të verës.
Një qytetar i cili kishte ardhur për të vizituar këtë kullë, thotë për arbresh.info se ky vend për të është ku ai vjen shpesh për të ikur nga kallaballëku i qytetit.
“Është një vend i mrekullueshëm, mua personalisht më pëlqen. Dikur ka qenë vend strehimi i refugjatëve tashmë është vend për relaksues, dhe historik. Ka shumë vizitorë që vijnë e vizitojnë.”
Ndërkaq edhe një qytetar tjetër që kishte ardhur nga Zvicra, ka fjalë të mira për këtë vend.
“Kam ardhur nga Zvicra. Sa herë që vij në pushim marr vëllezërit dhe vij këtu për t’u qetësuar. E mbaj në mend isha i ri, ky vend ishte vend strehim për refugjatët tashmë ka ndryshuar”, thotë ai.
Nëse edhe ju keni dëshirë që të kaloni një vikend që ju relakson dhe e mira e mirës nuk është larg Prishtinës, arbresh story, ju rekomandon kullën e Vehbi Shammollit.
Juve ju mbetet të vendosni se vetëm me kë do të shkoni atje./Alban Begolli/arbresh.info/
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...
Gresa, Sara dhe Ana hamendësojnë për arsyen e daljes së Dian...
Kura kundër kolesterolit dhe dhimbjes së kyçeve, ja si ta pë...