Qeveria e Kosovës ka identifikuar katër kategori kryesore të problemit në lidhje me tregëtinë me Serbinë dhe Bosnje Hercegovinën.
Duke marrë parasysh këto praktika penguese të përdorura nga Serbia dhe Bosnje Hercegovina, sipas Qeverisë së Kosovës, ato kanë rezultuar në kosto shtesë kohore dhe monetare për kompanitë kosovare, dhe si pasojë, ato nuk ishin në gjendje të ishin konkurruese në treg, shkruan arbresh.info.
Qeveria konkludon se nga rastet e përmendura më lart që Kosova përballet me barriera tregtare me vendet e CEFTA-s, veçanërisht me Serbinë dhe Bosnje Hercegovinën. Një situatë e tillë pasqyron pjesërisht faktin se Kosova nuk vendos ndonjë barrierë specifike tregtare ndaj produkteve serbe dhe boshnjake, gjë që rezulton në akumulimin e disbalanceve afatgjata në kurriz të ekonomisë së Kosovës.
Gjithnjë sipas Qeverisë, Kosova, për fat të keq, nuk ka përfituar nga CEFTA në masën që pritej, për shkak të argumenteve të përmendura më lart dhe Kosova nuk ka përfituar në aspekt të trajtimit institucional, siç kanë përfituar Palët e tjera të CEFTA-s. Barriera më e madhe është përfaqësimi i Kosovës në CEFTA përmes UNMIK-ut, duke gjeneruar kosto të konsiderueshme nga mos njohja.
“Për më tepër, Serbia nuk ka respektuar marrëveshjen dypalëshe për përfaqësimin dhe bashkëpunimin rajonal, të arritur në vitin 2012 që thotë qartë: “Marrëveshja do të lejojë që Kosova të marrë pjesë dhe të nënshkruajë marrëveshje të reja për llogari të veta dhe të flasë për vetveten në të gjitha takimet rajonale, ( deri më tani marrëveshja është nënshkruar nga UNMIK-u në emër të Kosovës). Kosova* do të jetë emërtimi i vetëm që do të përdoret dhe fusnota që do të aplikohet për yllin””, thuhet në dokumentin e Qeverisë.
Duke marrë parasysh pengesat e ndryshme me Serbinë, aty thuhet se marrëveshja nuk është zbatuar nga ana e tyre./arbresh.info/
Real Madridi synon transferimin e mesfushorit të Liverpoolit
Rritje e lehtë e temperaturave, moti sot në Shqipëri
108 aksidente brenda një dite në Kosovë
Humb jetën një person në Viti, ishte duke pirë kafe në resto...
Vidhet një çantë me para në Graqanicë, policia po heton rast...
Të shtëna me armë zjarri në Podujevë, arrestohet një person