Këtë javë bëhen një muaj që kur portali arbresh.info nisi hulumtimin nëse institucionet e Kosovës po kërkojnë nga shtetet mike sigurimin e vaksinës, për shkak të vonesave të furnizimit përmes COVAX-it.
Interesimi i portalit lidhej edhe konkretisht me mundësinë e sigurimit përmes Izraelit, për arsye se është njëri ndër vendet e vetme në botë që arritur të vaksinojë më shumtë popullësinë e saj.
Sot, u konfirmuar se është organizuar një takim virtual mes Ministrit të Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj dhe Ministrit të Shëndetësisë së Izraelit, Yuli Edelstein.
“Ky takim është organizuar për të diskutuar rreth ndihmës së Izraelit në sigurimin e vaksinave anti-Covid19 për popullin e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme.
Aty thuhet se Izraeli ka shprehur gatishmërinë që të shterojë të gjitha mundësitë, për ta ndihmuar Kosovën në sigurimin e dozave të nevojshme.
Takimi do të mbahet sot, e mërkurë (17 Mars) në ora 16:00.
Portali fillimisht drejtoi pyetje tek Ministria e Jashtme e Izraelit, konkretisht me 19 shkurt, për të parë nëse institucionet e Kosovës kanë shprehur interesimin për t’u ndihmuar nga Izraeli në lidhje me sigurimin e vaksinave.
“Kërkesa e juaj është marrë dhe po e përcjellim tek autoritetet relevante”, është përgjigja e kësaj ministrie të Izraelit.
Kosova aktualisht ende nuk ka siguruar ndonjë vaksinë kundër COVID19. Izraeli është një prej vendeve që më së shumti ka arritur të vaksinojë popullatën.
“Pasi tashmë janë vendosur marrëdhëniet bilaterale, a mund të konsiderohet një mbështetje e Izraelit për Kosovën me ndonjë kontigjent të vaksinave? A ju kanë kontaktuar institucionet e Kosovës në lidhje me mbështetjen për të patur si donacion doza të vaksinave”, ishin drejtuar pyetjet për Ministrinë e Jashtme të Izraelit.
Pyetjet u drejtuan edhe tek autoritetet e Kosovës, fillimisht tek Qeveria e Kosovës në lidhje me negociatat me ndonjë vend në përgjithësi, dhe Izraelin në veçanti.
“Drejojuni Ministrisë së Shëndetësisë, ajo është në komunikim me kompanitë prodhuese”, është shprehur zëdhënësja, Antigona Baxhaku, pavarësisht se u pyet për aspektin strategjik të ekzekutivit në lidhje me veprimet për sigurimin e vaksinës.
Por, duket se Ministria e Shëndetësisë janë mjaftuar me pyetjet e portalit arbresh.info për të filluar kërkimin e ndihmës në lidhje me sigurimin e vaksinës, konkretisht edhe nga Izraeli.
Ata nuk i janë përgjigjur portalit arbresh.info nëse janë duke kërkuar ndihmë për sigurimin e vaksinës përmes vendeve tjera, për shkak të vonesave në furnizim nga mekanizmi COVAX.
“Kosova siç duket nuk ka pasur strategji që të sigurojë vaksinën. Dhe masi nuk e ka pasur këtë është dashur me i zgjedh rrugët diplomatike me shtete, të cilat janë të forta dhe normalisht përmes këtyre sheteve të marrim vaksinën. E keqja është që Kosova ka prit vetëm ndihmën nga COVAX dhe këtu e ka bërë gabimin më të madh dhe nuk ka përdor një strategji, siç kanë përdor shetet e tjera”, thotë për arbresh.info, Blerim Syla nga Federata e Sindikatave të Shëndetësisë.
Për analistin Fatmir Sheholli, Kosova është dashur të koordinohet me shtetet mike për të siguruar vaksinën.
“Sidoqoftë të shpresojmë që qeveria e re do të ndërmarr menjëherë hapa që të sigurohet vaksina dhe kjo çështje të mbyllet dhe qytetarët e Kosovës të jenë të barabartë në vaksinimin e tyre sikurse e tërë Evropa”, vlerëson analisti Sheholli.
Izraeli po udhëheq botën në përqindjen e popullsisë së tij që është vaksinuar kundër koronavirusit. Gjasat janë të mëdha që krahas disa vendeve të ndihmojnë edhe Kosovën në lidhje me sigurimin e vaksinave anti-Covid19./Ardita Zeka/arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...