Reagimet për deklaratën e Agim Bahtirit, për “vëllavrasjen” vazhdojnë të jenë të ashpra, derisa dikush thotë se “politikanët që thirren në gjakderdhje të tërhiqen”.
Njohësi i rrethanave politike në vend. Gazmir Raci, thotë se Kosova dhe populli i saj nuk e pranojnë një mentalitet të tillë.
Sipas tij, perspektiva e Kosovës është euroatlantike dhe ajo nuk guxon të rrezikohet me dhunë nga asnjë politikan e aq më pak nga ata të nivelit lokal.
“Më ngjason në ideologjinë bolshevike. Ku vet Lenini pati deklaruar se revolucioni nuk behet pa terror. Dhuna dhe vrasjet nuk duhet të jenë në programin e asnjë subjekti politik. Ky është një mesazh i rrezikshëm. Edhe shumë i çuditshëm fakti se Vetëvendosja e ka përzgjedhur pikërisht këtë eksponent për ta plasuar këtë deklaratë. Kosova duhet ta ketë prioritet luftën kundër koronavirusit. Deklarata të tilla janë në kundërshtim më shqetësimet që i ka populli. Kosova ka treguar se çdo krizë politike e zgjidhë me maturi dhe unitet. Jo kërcënimet po Gjykata Kushtetuese e jep zgjidhjen në këtë situatë. Shpresoj që politikanët që thirren në gjakderdhje të tërhiqen”, thotë Raci për arbresh.info.
Bahtiri kishte deklaruar se qeveria e re mund të dalë vetëm pas një procesi elektoral.
“Mos hini në një konflikt vëllavrasje sepse ne nuk e kemi ndërmend me lëshu me na vjedh dikush pushtetin, qytetarët na kanë dhanë deri të na japin prapë do të jemi aty. Unë po i frikësohem asaj sepse populli është shumë i revoltuar. I bëjë thirrje presidentit që të ketë kujdes në këtë drejtim dhe ti shpallë zgjedhjet”, është shprehur Bahtiri.
Pas reagimeve të shumta, ky i fundit deklarpoi se është njeri i paqes dhe se në asnjë kontekst nuk ka bërë thirrje për vëllavrasje./arbresh.info/
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...
Rama: Shqipëria ka pasur rritjen më të lartë ekonomike, për ...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Kurti: Puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse po vazhdon, ar...