Policia e Kosovës vetëm gjatë vitit 2018 ka neutralizuar 38 grupe kriminale, ndërsa vetëm gjatë këtij viti ka arritur të neutralizojë 19 grupe kriminale.
Vetëm këtë vit Policia e Kosovës i është vënë pas aksioneve të shumta të grupeve kriminale, e aksionin e tyre më shumë e kanë zhvilluar në pjesën veriore të Mitrovicës, në Ferizaj, Gjakovë e në pjesë të tjera të Kosovës.
Fenomenet kriminale me kompleksitet shoqëror siç janë: Krimi i organizuar, korrupsioni, krimet e rënda, ekstremizmi i dhunshëm dhe terrorizmi, kërkojnë qasje multi-disiplinore për parandalimin, zbulimin dhe kapjen e kryerësve të këtyre veprave penale.
Zyra për Informim ka thënë se gjate vitit 2018, janë neutralizuar 38 grupe kriminale, ndërsa këtë vit janë neutralizuar 19 grupe kriminale.
“Gjatë vitit 2018, janë arrestuar nga policia 15481 persona, janë dërguar në mbajtje 4231 persona dhe janë neutralizuar 38 grupe kriminale, në periudhën e gjashtëmujorit të parë të këtij viti janë: arrestuar 6769 persona, janë dërguar në mbajtje 1993 persona dhe janë neutralizuar 19 grupe kriminale”, thuhet nga zyra për Informim në Policinë e Kosovës.
Njohësi i çështjeve të sigurisë, Bedri Elezi, ka thënë se Kosova duhet të ruaj imazhin e saj që nuk e ka edhe shumë të keq në raport ndërkombëtar dhe se Policia e Kosovës me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, më shumë ka bashkëpunuar në pjesën e terrorizimit se sa në pjesën e krimit të organizuar, kur për Kosovën në momentet të pranishme, më e rëndësishme është lufta kundër krimit të organizuar se sa ajo kundër terrorizmit.
“Është e nevojshëm luftimi i grupeve kriminale që merren përkatësisht me trafikimin të narkotikëve, e në aspektin ndërkombëtar dhe për këtë arsye Kosova duhet të ruaj imazhin e saj që nuk e ka edhe shumë të keq në raport ndërkombëtar, me çështjen e posedimin dhe shpërndarjen e narkotikëve. Institucionet e Kosovës bëjnë gabimin profesionale, dhe vënia e personave në pozita të caktuara, të cilët janë dëshmuar e të cilët jo që janë lojal ndaj strukturave të caktuara në bashkëpunimin e Kosovës me Agjencionin për Inteligjencë të Kosovës është i nevojshëm në pjesën e krimit të organizuar, sepse siç dihet Policia e Kosovës me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, më shumë ka bashkëpunuar në pjesën e terrorizimit se sa në pjesën e krimit të organizuar, kur për Kosovën në momentet të pranishme, më e rëndësishme është lufta kundër krimit të organizuar se sa ajo kundër terrorizmit, por policia e Kosovës ka kapacitete në krahasim me policit ne rajon e cila konsiderohet në nivel më të kënaqshëm, me gjithë atë ekziston mundësia që të bëhet një lëvizje pozitave në këtë aspekt, të dhënies së përgjegjësive të kompetentëve”, ka thënë Elezi.
Elezi ka shtuar se kohëve të fundit ka pasur disa ndryshime në Policinë e Kosovës, të cilat ato kanë bërë ndryshime duke u bazuar në propozimet politike edhe bazuar në rekomandimet e grupeve të caktuara të cilat janë ngritur në ardhjen e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.
“Policia e Kosovës duhet të organizohet në mënyrë më të mirëfilltë, duke krijuar raporte të mirëfillta në gjithë ata zyrtarë policor që kanë dhënë rezultatin, duhet të merret në konsiderim meritokracia, sepse kemi parë që kohëve të fundit ka pasur disa ndryshime në Policinë e Kosovës, nuk duket se janë bazuar në të cilat ato i kanë bërë ndryshime duke u bazuar në propozimet politike edhe bazuar në rekomandimet e grupeve të caktuara të cilat janë ngritur në ardhjen e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, prandaj fillimisht duhet të bëhet një analizë e mirëfilltë e punës së njësive të veçanta, siç janë njësit kundër drogës dhe kundër krimit të organizuar, kundër prostitucionit, kundër pastrimit të parave”, ka shtuar në fund Elezi.
Sa i përket sigurisë së qytetarëve ata mendojnë se Policia e Kosovës po bënë punë e mirë sa i përket sigurimit të qytetarëve, e disa të tjerë thonë se pushteti legjislativ po e ka në dorë pushtetin ekzekutiv./arbresh.info/
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend