Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, në një intervistë për arbresh.info ka paralajmëruar kontratë të re për blerjen e veturave.
Qalaj po ashtu, në fillim të mandatit prioritet pati edhe për veturat e Policisë së Kosovës, ku synimi i tij është ti standardizoj veturat, e të ketë një numër mjaftë të vogël të llojeve të ndryshme të veturave në Policinë e Kosovës.
“Edhe në këtë fushë po bëjmë një punë të madhe duke e ditur se kemi pasur një gjendje kaotike sa i përket flotës operative në Policinë e Kosovës, kemi patur dhe kemi një numër mjaft të madhe të veturave të llojeve të ndryshme e synimi jonë është ti standardizojmë veturat, e të kemi një numër mjaftë të vogël të llojeve të ndryshme të veturave të Policisë së Kosovës e normalisht, jo vetëm veturat, por te të gjitha pajisjeve fillimisht do ti përdorin policët, që punojnë në stacione policore në ndërrime. Numri i veturave është mjaftë i madh ka edhe vetura që janë të vjetruara po ka edhe të dëmtuara po asnjëherë nuk i përdorin veturat e dëmtuara gjatë punës zyrtare në trafik, mirëpo e kemi flotën operative që i mirëmban, i riparon, i aftëson ato vetura për të dal në trafik”, ka thënë nënkoloneli, Rashit Qalaj./E.Ballazhi/arbresh.info/
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...