Google ADS

Policia e Kosovës paralajmëron kontratë të re për blerjen e veturave

11:01 | 4 Janar 2020
Arbresh.info

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, në një intervistë për arbresh.info ka paralajmëruar kontratë të re për blerjen e veturave.

Qalaj po ashtu, në fillim të mandatit prioritet pati edhe për veturat e Policisë së Kosovës, ku synimi i tij është ti standardizoj veturat, e të ketë një numër mjaftë të vogël të llojeve të ndryshme të veturave në Policinë e Kosovës.

“Edhe në këtë fushë po bëjmë një punë të madhe duke e ditur se kemi pasur një gjendje kaotike sa i përket flotës operative në Policinë e Kosovës, kemi patur dhe kemi  një numër mjaft të madhe të veturave të llojeve të ndryshme e synimi jonë është ti standardizojmë veturat, e të kemi një numër mjaftë të vogël të llojeve të ndryshme të veturave të Policisë së Kosovës e normalisht, jo vetëm veturat, por  te të gjitha pajisjeve fillimisht do ti përdorin policët, që punojnë në stacione policore në ndërrime. Numri i veturave është mjaftë i madh ka edhe vetura që janë të vjetruara po ka edhe të dëmtuara po asnjëherë nuk i përdorin veturat e dëmtuara gjatë punës zyrtare në trafik, mirëpo e kemi flotën operative që i mirëmban, i riparon, i aftëson ato vetura për të dal në trafik”, ka thënë nënkoloneli, Rashit Qalaj./E.Ballazhi/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme