Shteti i Kosovës, nuk po rehatohet edhe në këtë kohë pandemie globale të virusit korona, kur me 25 mars të po këtij viti ra “Qeveria Kurti”, nga mocioni i mosbesimit që u iniciua nga partnerja e koalicionit qeverisës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe u mbështet edhe nga partitë opozitare, me 82 vota për, 32 kundër dhe 1 abstenim.
E si duket, kjo gjë nuk po i pengon as militantë e përkrahës të shumtë të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët po paralajmërojnë protesta me 5 maj, kur edhe përfundon kufizimi i lëvizjes.
Pavarësisht, thirrjeve për protesta, nuk është në dijeni zëdhënësi i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Arlind Manxhuka.
Ai për arbresh.info, tha se nuk është subjekt i pyetjeve të tilla.
“Nuk i kemi organizuar ne ata, e këtë pyetje që po ma bon mu nuk jam subjekti që duhet me ju adresu pyetjet”, është shprehur zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka.
Po ashtu, nga subjekt politik ende është bërë ndonjë njoftim zyrtar lidhur me këto protesta, kështu thotë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
“Policia ende nuk ka marr ndonjë njoftim publik nga Lëvizja Vetëvendosje, dhe se policia është e gatshme të ballafaqohet me çdo situatë”, ka thënë Kelani.
Analisti i çështjeve të politikës, Rexhep Shahu, për arbresh.info, ka komentuar protestat e mundshme të LVV-së, të cilat do të organizohen me 5 maj, ku tha se këto protesta janë rrezik sepse, po bëhen në ditën e dëshmorëve të Shqipërisë kur ishte vra Qemak Stafa.
“Ka rrezik, sipas paralajmërimeve nga zëra të ndryshëm që të bëhen protesta, me 5 maj ditën e dëshmorëve të Shqipërisë kur është vra Qemak Stafa. Ka forca politike që për pushtetin e djegin dhe e shkatërrojnë shtetin. Shpresoj të mos e përsërisin marsin e 2004 në majin e 2020”, ka thënë Shahu.
Ai ndër të tjera ai ka deklaruar se, Kosova nuk duhet të bëhet vatër e dhunshme revolucionare anti-shtet, sepse me këtë vërtetohen tezat serbe se shqiptarët nuk mundën të bëjnë shtet.
“Kosovë vetëm për tu shfaqë vatër e dhunshme revolucionare anti-shtet nuk ka nevojë. Sepse vërtetohen tezat serbe se shqiptarët nuk mundën të bëjnë shtet, sepse rrëzojnë imazhin pozitiv që ka krijuar Kosova për shtet bërje dhe u shërbejnë tezave serbe. Sepse ish-kryeministri serb Vlkadan Gjeirgjeviq, para 100 vitesh thoshte se shqiptarët nuk munden të bëjnë shtet se janë me bisht, dhe na i lini në serbëve 100 vjet ti kulturojmë shqiptarët dhe pastaj u japim autonomi kulturore. Pra protestat e VV me mbajtë pushtet me forcë kur të ka rrëzuar parlamenti, me mbajte qeveri paralel një e rrezuar e një e votuar, janë instruktime serbe që veç stabilitet siguri të mos ketë në Kosovë”, ka deklaruar ai.
Në fund ai ka shtuar se zërat nxitës flasin nga Tirana e nga Prishtina e ngado. Kosova destabile nuk duhet lejuar. Por VV nuk është pronare e Kosovës./E.Ballazhi/arbresh.info/
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...