Podujeva ndalon përdorimin e telefonit në shkolla, qytetarët: Njëjtë të veprojnë të gjitha komunat

19:35 | 24 Janar 2024
E.H

Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka marrë vendim për ndalimin e posedimit të telefonit gjatë procesit mësimor nga nxënësit, mësimdhënësit, stafi profesional dhe punëtorët tjerë në mjediset – ambientet e institucioneve edukative-arsimore para universitar në Komunën e Podujevës.

A duhet dhe komunat tjera, përkatësisht komuna e Prishtinës të marr një vendim të tillë, flasin qytetarët.

“Nëse është telefoni në pyetje për me ndalu nxënësit nëpër shkolla, gjithsesi, kjo është ide shumë e mirë”, tha një qytetare.
Ndërkaq, një qytetar tjetër ka thënë se Bulliqi ka bërë një analizë të thellë në marrjen e këtij vendimi, dhe gjithashtu ka shprehur dhe keqardhje për konfliktet që bëhen mes adoleshentëve, gjithashtu ka përmendur dhe rastin e ndjeshëm të fundit të vrasjes së 18 vjeçarit nga Podujeva.

“Nëse kryetari i Komunës së Podujevës e ka marrë atë vendim, ai i ka shkaqet dhe arsyet e veta që e ka pru atë vendim, se pa e pas një analizë të thellë, asnjë kryetar nuk kishte me bo atë, prandaj unë nuk mundem me mohu se është i dëmshëm ai vendim dhe mundem me respektu se kemi ditë e për ditë, raste, konflikte të rënda nga adoleshentë, e sidomos në Podujevë që ndodhi dhe vrasja e një djalit 18 vjeçar prej dy adoleshentëve”, shprehet ai.

Një qytetar tjetër u shprehë se përdorimi i telefonit në ambiente shkollore është një inspirim sa i mirë, aq edhe i keq, për arsye që sipas tij, mund të ndodhin gjëra të ndryshme.

Ai, po ashtu ka përmendur se në Suedi është një sistem ndryshe, pasi aty çdo klasë ka një dollap që i mbledhë telefonat dhe nxënësit i marrin pas mësimit ato.

“Gjithsesi duhet me u ndalë nëpër shkolla për arsye se telefoni është një mjet informativ që nxënësi gjatë mësimit, ai njoftohet me shumë sene, që ndoshta shumica, një pjesë nuk janë të vërteta, dhe ata inspirohen dhe mund të ndodhin gjana të ndryshme dhe brenda shkollës dhe jashtë shkollës, në Suedi telefonat asnjë nuk ja u lejojnë, e ka secili mësimdhënës e ka dollapin, që i mbledh telefonat me emër dhe i len aty dhe kur të përfundojnë mësimin i marrin”, tha ai.
/Arbresh.info/Rita Jakupi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme