Xhemaijl Nuraj 70 vjeç, është duke pritur me padurim që ta marrë vaksinën anti-COVID-19, por për të problem po paraqet regjistrimi në ueb-faqen eKosova, në të cilën qytetarët duhet të regjistrohen për vaksinim.
Ai tregon se nuk e ka përfunduar ende këtë proces, pasi nuk di ta përdorë teknologjinë. Dhe nëse nuk i ndihmon ndonjë anëtar i familjes, ai shprehet se do të mbesë pa u vaksinuar.
“Unë nuk e di qysh e marr vaksinën, shumë keq qe nuk e kanë mendu një mënyrë ma të lehtë se nuk di të punoj me telefon ose kompjuter. Është dashtë me kanë një mënyrë ma e lehtë për neve. Duhet më i thanë dikujt të më ndihmojë me krye ketë procedurë vend meje”, është shprehur ai për arbresh.info.
E, anëtari i Komisionit për shëndetësi Bekim Haxhiu, thotë se Ministria e Shëndetësisë ka dështuar në platformën e regjistrimit të qytetarëve për vaksinim, pasi që ka pasur shumë ankesa.
“Qeveria jo vetëm që ka dështuar në sigurim të kontratës për vaksinat, por ka dështuar edhe në procesin e vaksinimit. Po ka pas shumë ankesa për mënyrën e regjistrimit të qytetarëve të moshuar në platformën online, e cila për të moshuarit ka paraqitur vështirësi. Deri me tani MSh ka dështuar në procesin e regjistrimit të qytetarëve për vaksinim andaj kemi pasur tollovi dhe grumbullime që kanë rrezikuar shëndetin dhe jetën e qytetarëve”, thotë ai.
Sipas tij, MSH-ja është dashur të krijoj mundësi regjistrimit përmes telefonit, apo regjistrim fizik, gjithashtu të dërgoj ekipet mobile për vaksinim nëpër shtëpi.
“Jo vetëm regjistrim online, por MSH është dashur të krijoj mundësi regjistrimit me telefon, regjistrim fizik dhe regjistrim të qytetarëve të cilët për shkaqe shëndetësorë apo paaftësisë që kanë nuk munden të shkojnë në qendër të vaksinimit, por do të dërgoheshin ekipet mobile për vaksinim në shtëpi”, thotë ai.
Për aplikim për vaksinimin, Ministria e Shëndetësisë ka vënë një platformë online eKosova në të cilën qytetarët duhet të paraqesin të dhënat e tyre personale për vaksinim. Por, për të moshuarit duket e komplikuar për t’i përdorur këto shërbime.
Eksperti i çështjeve të telekomunikimeve, Driart Elshani, vlerëson se për të moshuarit është dashur një platforma elektronike, e veçantë dhe e thjeshtë.
“Çdo shërbim elektronik duhet të jetë i dizajnuar dhe sa më i thjeshtë për përdorim, sidomos për të moshuarit, të cilët kanë vështirësi të mëdha në përdorimin e platformave digjitale. Dhe mendoj që për vaksinim, shërbimi elektronik duhet të jetë i veçantë, nuk duhet të jetë i përzier me shërbimet tjera elektronike”, thotë ai.
arbresh.info ka kontaktuar edhe Ministrinë e Shëndetësisë, për të pyetur se sa është numri i qytetarëve të cilët kanë aplikuar në platformën elektronike, por nuk kanë dhënë ndonjë përgjigje.
Ndryshe, deri më tani në Kosovë janë vaksinuar punëtorët shëndetësorë, personat mbi 80 vjeç, dhe në proces të vaksinimit janë personat mbi moshën 65 vjeç. Së shpejti pritet të bëhet vaksinimi i 50% të popullsisë së Kosovës. /A.Zeka/arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...