Pas raportimit nga mediat e Shqipërisë se ekzistonte një plan për ekzekutimin e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, një gjë të tillë është konfirmuar edhe nga Zyra e Kryeministrit.
Ekspertët e sigurisë vlerësojnë se Kosova dhe Shqipëria duhet të krijojnë mekanizma të përbashkët të sigurisë, për neutralizimin e rrezikut të të dyja vendeve, shkruan arbresh.info.
Destabilizimi i vendit është arsyeja kryesore e këtij plani, thotë eksperti i sigurisë, Avni Islami për arbresh.info duke shtuar se kjo vjen nga shtetet që nuk e duan Kosovën.
“Qëllimi mendoj se ishte eliminimi i tri figurave dhe destabilizimi i vendit ose fillimi i vrasjeve serike ku kanë mundur të ndodh nga frustrimi i të dyja palëve dhe kësaj i kanë shkuar për shtati vetëm vendeve që nuk u’a duan të mirën Kosovës, pra Serbisë dhe Rusisë”, deklaroi Islami për arbresh.info.
Islami nuk është i kënaqur që ky plan për vrasje është publikuar në këtë kohë dhe që i jepet rëndësi kaq e madhe.
“Është interesant të theksohet se pse është bërë publike, pavarësisht asaj që hakerët kanë nxjerrë një lajm të tillë, dhe jam i pakënaqur pse mediat i dhanë kaq rëndësi në këtë kohë këtij lajmi, kur dihet që pa tendencë është planifikuar dhe kjo është e rëndësishme, vetëm se është planifikuar eliminimi i disa figurave publike në Kosovë”, potencoi Islami për arbresh.info.
Shkallën e rrezikshmërisë e vlerësojnë AKI dhe Policia e Kosovës bënë të ditur Islami duke shtuar që si qytetarë nuk ka vërejtur shtim të forcave mbrojtëse tek politikanët.
“Pra, Agjencia Kosovare e Inteligjencës dhe Policia e Kosovës e kanë për detyrë që t’i vlerësojnë figurat publike dhe ta analizojnë shkallën e rrezikshmërisë për secilin politikan që është me influencë pra përderisa ne si opinion i përgjithshëm si qytetar të Republikës të Kosovës vërejmë se nuk ka shtim të forcave mbrojtëse policore qoftë për politikan qoftë për qeveritarë”, tha Islami.
Tutje, i pyetur nga arbresh.info se a është atentati arsyeja e shtimit të numrit të pjesëtarëve të sigurisë së Kurtit, Islami mendon se hipotetikisht mund të jetë i rrezikuar dhe organet e sigurisë janë ato që vlerësojnë se duhet të rritet numri i mbrojtjes.
“Janë institucionet e sigurisë të cilat duhet ta japin vlerësimin dhe nëse është shtuar numri i mbrojtjes së afërt ose sigurimi i perimetrit në distancë të caktuar nga ana e Njësiteve Elite Speciale të Kosovës dhe vëzhgues e gjurmues nga ana e Agjencisë Kosovare e Inteligjencës, kjo do të thotë që personi në fjalë pra kryeministri Kurti mund të jetë hipotetikisht i rrezikuar dhe janë organet e sigurisë ato që e kanë vlerësuar që duhet të rritet numri i personelit për mbrojtjen e tij”, deklaroi në fund Islami.
Kjo ngjarje dëshmon bashkëpunimin e jashtëzakonshëm që kanë Kosova dhe Shqipëria shprehet eksperti i sigurisë, Drizan Shala për arbresh.info duke shtuar se rrezikohet siguria nacionale e të dy vendeve.
“Ngjarja e cila tani është bërë publik në lidhje me një sulm drejtuar kreut të Qeveris se Kosovës po e dëshmon faktin që institucionet e Kosovës dhe ato të Shqipërisë kanë një bashkëpunim të jashtëzakonshëm në shkëmbimin e informacioneve relevante që në mënyre të drejtpërdrejt rrezikohet siguria nacionale e të dyja vende”, deklaron Shala.
Shala thotë së situata të tilla ka pasur edhe më herët.
“Situata të tilla ka pasur edhe në të kaluarën sa i përket rrezikshmërisë për bartësit e institucioneve në Kosovë dhe një reagim aq i shpejtë duke krijuar kushte preventive për sigurinë e personit në fjalë”, tha ai.
Tutje Shala bëri të ditur se institucionet e sigurisë së Kosovës dhe Shqipërisë duhet të bashkëpunojnë edhe më tej për thellimin e marrëdhënieve për neutralizimin e rreziqeve të të dyjave vendeve.
“Institucionet e sigurisë në Kosovë dhe Shqipëri duhet të vazhdojnë një thellim më të gjere të një bashkëpunimi duke krijuar pse jo edhe një mekanizëm kombëtar për siguri ku institucionet si Policia e Inteligjenca e të dyja vendeve do mund të bashkëveprojnë edhe më shpejt dhe efikas në neutralizimin e rrezikut në të dyja vende”, potencoi në fund Shala.
Në medie është raportuar për një planë atentati ndaj Albin Kurtit dhe disa politikanëve tjerë kosovarë.
Ky raportim bazohen në një dokument, për të cilin thuhet se është publikuar nga hakerët që kanë sulmuar ueb-faqet e institucioneve shqiptare në korrik dhe në shtator të këtij viti.
Zyra e Kryeministrit ka thënë se i kanë marrë të gjitha masat për parandalimin e këtij veprimi.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka qenë i njoftuar për këtë rast nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë. Institucionet e sigurisë i kanë ndërmarrë të gjitha masat për parandalimin e këtij veprimi. Rasti nuk është bërë publik për të mos përhapur panik”, thuhet në reagim./arbresh.info./Ejona Hyseni/
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...