Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Telekomit, Lamih Balaj, pas takimit me Ministrin e Ekonomisë, Blerim Kuqi, deklaroi se këto dy ditë Qeveria e Kosovë do të bëjë të pamundurën për zhbllokimin e llogarive të Telekomit.
“Ka qenë takim i frytshëm. Ministri gjatë ditës dhe qeveria do të bëjnë të pamundurën për zhbllokimin e llogarive. Kemi nda mendimet e njëjta, që sa më parë të lirohen xhirollogaritë, gjatës ditës dhe këto dy ditë ministri do të bëjë të pa mundurën”, është shprehur Balaj për arbresh.info.
Balaj beson se do të bëhet një zgjidhje, por në të kundërtën paralajmëron protesta.
“Ministri ka qenë bashkëpunues dhe i shqetësuar , dhe të gjithë e dinë se Telekomi nuk është market që mundesh me mbyll edhe me e mbush me mall, e me hapë. Sindikata asnjëherë nuk ka qenë më e gatshme të dalë në rrugë, dhe nuk dihet ku do të na tregojnë këto protesta, ma mirë me na myt Covidi se një kompani”, është shprehur Balaj.
Telekomit ju bllokuan llogaritë, të mërkurën, duke rrezikuar falimentimin.
Bllokimi ka ardhur pasi ditë më parë Gjykata Themelore Prishtinë ia ka njohur të drejtën kompanisë “Dardafone.net LLC” për realizimin e borxhit milionësh duke ia refuzuar prapësimin (kundërshtimin) e parashtruar nga Telekomi i Kosovës.
“U kalua në fuqi te përmbaruesi privat urdhri përmbarimor për shumën e obligimit financiar prej rreth 24.6 Milionë Euro”, thuhet në njoftimin për medie të Telekomit.
I menjëhershëm ka qenë edhe deklarimi i Ministrit të Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi.
“Filli i kësaj situate që po ndodhë sot është në vitin 2016, kur operatori ekonomik “Dardafon.net” ka fituar në Tribunalit Ndërkombëtarë të Arbitrazhit, aty ku i është njohur e drejta për përmbarim të borxhit. Tashmë kemi një vendim të Gjykatës Themelore të Prishtinës që urdhëron përmbarim, mirëpo jam i bindur që do të arrijmë më të mirën e mundshme. Ne kemi azhornuar takimet dhe besojmë në zgjidhje. Ftoj punëtorët e Telekomit dhe akterët tjerë të jenë racionalë në deklarata dhe veprime”, është shprehur Kuqi.
Në rast të mos gjetjes së ndonjë zgjidhjeje, rreth tre mijë punëtorëve i rrezikohen vendet e punës. Vetëvendosje në seancat e fundit të Kuvendit të Kosovës disa herë ka kërkuar diskutim në lidhje me problemet financiare në Telekom.
Kryesia e Kuvendit, një ditë më parë ka vendosur që më 23 korrik të mbajë debatin parlamentar lidhur me situatën financiare në Telekomin e Kosovës./arbresh.info/
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...