“Unë kam mbrojtur parimin se çdo luftëtar është i barabartë me të tjerët”, është një nga deklaratat e fundit që Ramush Haradinaj i bëri para trupit gjykues në rastin “Veteranët”.
Derisa edhe një herë ka vlerësuar lartë një të ish-eprorët e UÇK-së në Zonën e Dukagjinit, Shkumbin Demaliaj, aktualisht i akuzuar në këtë rast, Haradinaj deklaroi se nuk duhet të jetë subjekt se sa ka qenë numri i veteranëve.
“Unë nuk i kam shikuar emrat pa i shikuar emrat, unë kam nënshkruar bazuar nga zinxhiri komanduese”, është shprehur Haradinaj.
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda, ka filluar sot gjykimin ndaj të akuzuarve në rastin e njohur në publik si rasti “Veteranët”.
Në këtë aktakuzë janë të përfshirë 12 persona të cilët ngarkohen me veprën penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, listës së personave të akuzuar i prinë Agim Çeku, i pasuar nga Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari, të cilët ngarkohen me veprën penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, raporton arbresh.info.
Ata akuzohen për kohën sa ishin pjesë Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Dëshmorit të Kombit, Invalidit, Veteranit, Pjesëtarit dhe të Internuarit të Luftës së UÇK-së.
Ndërkaq, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka pretenduar se buxheti i Republikës së Kosovës është dëmtuar në shumë prej 88.769.217.04 euro.
Në seancën e sotme, gjyqtarja e rastit Nushe Kuka Mekaj, fillimisht ka bërë të ditur se ka paraqitur dëshmitë e të akuzuarve, e ndërkaq Ramush Haradina ftohet të dëshmoj, e dëshmitarët të tjerë i largoi nga salla.
Vetëm për zonën e Dukagjinit Ramush Haradinaj kishte kërkuar 100 mijë uniforma dhe sasi të madhe të armatimit
Ish-kryeministri, Ramush Haradinaj, njëherit edhe lider i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës gjatë dëshmisë para trupit gjykues të rastit “Veteranët”, ka pranuar se vetëm për zonën e Dukagjinit Ramush Haradinaj kishte kërkuar 100 mijë uniforma dhe sasi të madhe të armatimit.
Në lidhje me këtë çështje, Haradinaj është pyetur nga Arianit Koci, avokat i të akuzuarit, Shkumbin Demaliaj, aktualisht deputet nga radhët e AAK-së në Kuvendin e Kosovës.
Haradinaj është pyetur se a ka kundërshtuar kategorizimin e ushtarëve.
“Në realitet është fiktive, nuk ekziston kategorizimi, sepse personi i caktuar cili do me e dhanë betimin e marrjes së armës për liri, nuk dallon nga kolegu i tij që e ka bërë të njëjtin akt, e s’ke si e dallon,” është shprehur Haradinaj.
Haradinaj ka deklaruar se ka prova të shkruara, dhe dokumentet në lidhje me veteranët i ka nënshkruar një komandant i zonës, por dokumentet finale jo nuk i kanë nënshkruar komandantët lokal, e unë kam nënshkruar, me siguri që po, ndonjë dokument,” deklaroi Haradinaj.
Haradinaj thotë se e çmon si njeri të ndershëm të akuzuarin, Shkumbin Demaliaj, duke shtuar se edhe babai i Demaliajt dhe e gjithë familja e tyre kanë qenë në luftë, aty ku edhe u vra një vëlla i tij.
“Nxehet” diskutimi për “Veteranët” derisa dëshmon Haradinaj
Prokurori i rastit “Veteranët”, Leotrim Hoti, ka pyetur ish-kryeministrin, Ramush Haradinaj, në lidhje me legjislacionin në fuqi që parasheh kategorizimin e ish-ushtarëve të UÇK-së.
Por, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Arianit Kocit, avokat i të akuzuarit, Shkumbin Demaliaj.
“Dëshmitarin Haradinaj nuk e kemi thirrur në cilësinë e ekspertit, por në cilësinë e dëshmitarit”, deklaroi Koci.
Prokurori Hoti ka vazhduar me pyetjet, duke përmendur dokumentet e nënshkruara nga Haradinaj.
Haradinaj është përgjigjur se dokumentet e nënshkruara janë përcjellur nga vartësit e luftës.
“Dokumente me evidencë të luftëtarëve i kam nënshkruar, dokumente të përcjellura nga vartësit e luftës, e nuk janë aplikacione, nuk kam nënshkruar. E si aplikacion kam nënshkruar vetëm aplikacionin tim. Me komisionin kam pasur vetëm kontakt pune”, është shprehur Haradinaj.
Prokuroria e pa përgatitur në lidhje me provat për Zonën e Dukagjinit
Prokurori, Leotrim Hoti, ka pranuar se nuk ka prova që do të dëshmonin se kush ka qenë në Komisionin për Zonën e Dukagjinit.
“Nuk kemi prova po edhe në cilëndo zonë, ne jemi bazuar se ligji përcakton se kush është dashur të jete në komision për ankesa”, është shprehur prokurori Hoti.
Haradinaj shtoi se si komandant zone, kërkesat i ka dërguar të komisioni.
Shukri Buja, pyet ish-kryeministrin Ramush Haradianj se meqë thotë se nuk e ka mbështetur kategorizimin e veteranëve, “atëherë kush i ka kategorizuar”.
Haradinaj derisa flet për këtë çështje, sqaron edhe disa fakte të tjera.
“E nuk mund të dij se kush mund t’i kategorizojë, e gjatë furnizimit ka të vrarë edhe jashtë Kosovës”, deklaroi Haradinaj.
Buja: A jeni në dije i që lista është vlerësuar apo aprovuar nga Qeveria.
Haradinaj: Jam në dijeni që ekziston një listë e tillë, por nuk e di kush e ka aprovuar. Një është nga kabineti qeveritar, e një e ka Ministria e Drejtësisë./arbresh.info/
Hovenier uron Kosovën për fitoren ndaj Lituanisë
Banori i ri mollë sherri mes Xhenetës dhe Gjestit, këngëtari...
Senatori amerikan letër Blinkenit: ShBA t’i mbajë sytë nga K...
Raportohet se Putin ka ftuar Vuçiqin për vizitë në Moskë
Katër ushqime mund të ulin kolesterolin e lartë, pohon një n...
Kosova e mbyll me fitore ndaj Lituanisë kampanjën në Ligën e...