Përdorimi i telefonit në trafik, një ndër arsyet kryesore të aksidenteve

20:55 | 21 Nëntor 2019
Arbresh.info

Ndër arsyet kryesor që ndodhin shpesh kundërvajtje në komunikacion, është edhe përdorimi i telefonit gjatë vozitjes.

Kështu thotë Rreshteri  i Njësitit të Autostradave të Policisë së Kosovës, Flamur Ahmeti.

Sipas tij,  një ndër arsyet kryesor pse ndodhin shpesh kundërvajtjet është edhe përdorimi i telefonit gjatë vozitjes.

Ahmeti shpjegon se ka raste të shumta që përdorimi i telefonit gjatë vozitjes shpien deri në aksidenti në trafik, mirëpo përpos kësaj arsye tjetër është edhe mos mbajtja e distancës dhe tejkalimi i shpejtësisë së lejuar, shkruan arbresh.info

Ai, u bën thirrje qytetarëve të Republikës së Kosovës që të jenë të vetëdijshëm në rrugë, të jenë të koncentruar dhe më të përgjegjshëm.

Ndryshe, gjatë  këtij viti në  periudhën Janar-Tetor numri i aksidenteve fatale është regjistruar 79 aksidente, kurse aksidente me persona të vdekur 92 raste.

Në periudhën e njëjtë të vitit 2018, numri i aksidenteve fatale ishte 80 raste , kurse aksidente me  persona të vdekur 102 raste.

Ndërsa tiketa të shqiptuara në periudhën Janar-Tetor të vitit 2019 janë 368370, kurse për periudhën e njëjtë të vitit 2018 janë  shqiptuar 340759 tiketa.

Më poshtë keni tabelën me të dhënat e sakta për të gjitha llojet e aksidenteve duke bërë krahasimin mes vitit të kaluar dhe të tanishmit.

N’ trafik me Policinë e Kosovës është emision i veçantë që realizohet nga arbresh.info në bashkëpunim me Policinë e Kosovës. Ky emision ka për qëllim vetëdijesimin e pjesëmarrësve në komunikacion, këmbësorëve dhe shoferëve, në lidhje me respektimin e rregullave të komunikacionit./arbresh.info

Prodhim i arbresh.info në bashkëpunim me Policinë e Kosovës

Gazetare: Arditë Shkodra

Kamerë: Safet Hyseni

Nëntor 2019

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme