Ballkani ka vazhduar ta mbajë “pushtetin” në futbollin kosovar edhe gjatë vitit 2024.
Nën udhëheqjen e mjeshtrit, Ilir Daja dhe disa nga futbollist që tashmë kanë depërtuar në futbollin evropian si, Lumbardh Dellova, Nazmi Gripshit, Edvin Kuc, skuadra nga Suhareka ka fituar dy titujt kryesor të vitit 2024, shkruan Arbresh.info.
Përveç, këtyre tre futbollistëve punë të madhe bën edhe Armend Thaqi, Lindon Emërllahu e Meriton Korenica ky i fundi nga janari në qershor.
Për të tretin vit me radhë, “Xhebrailat”, u shpallën kampion në Superligën e Kosovës, teksa këtë vit arritën një tjetër sukses historik ku triumfuan për herë të parë Kupën e Kosovës.
Të motivuar nga forma e mirë që po kalonin në Uefa Conference League, Ballkani nisi kampionatin në mënyrën më të mirë të mundshme duke luajtur 14 ndeshjet e para pa humbje.
Pas 14 ndeshjeve të drejtuarit e Dajës, kishin grumbulluar 38 pikë dhe ishin liderë të padiskutueshëm në tabelë.
Humbja e parë erdhi në ndeshjet e tyre të 15 këtë atë edicion saktësisht në xhiron e 17-të nga Llapi me rezultat 5-3. Kujtojmë që Ballkani deri në atë moment kishte dy ndeshjeve më pak të luajtur ndaj dy skuadrave nga Gjilani.
Që nga humbja me Llapin, Ballkani gaboi edhe në tri ndeshjet e tjera ku u ndal me dy barazime e një humbje.
Prishtina dhe Gjilani e ndalën me barazim kurse Drita e mposhtë për të hapur garën për titull.
Stinori vjeshtor e gjeti, Ballkanin kampion ku pas 18 xhirove, ata kishin 40 pikë, kurse Drita ishte e dyta.
Ashtu sikurse e mbaroi jashtë forme, ashtu edhe e nisi stinorin pranveror Ballkani ku pas nëntë xhirosh në gjysmën e dytë të sezonit, suharekasit humbën lidershipin.
Llapi shfrytëzoi serinë e dobët të Ballkanit në nëntë xhiron e para të stinorin pranveror.
Pas barazimit me Prishtinën në xhiron e 27-të të Ballkanit dhe fitores së llapjanëve ndaj Lirisë, skuadra e Tahir Batatinës mori kryesimin në tabelë.
Por, qëndrimi i Llapit në krye ishte vetëm një javë pasi xhiron e ardhshme në derbi ndaj Dritës, në Podujevë kryesuesi u mposht nga gjilanasit dhe nga vendi i parë e panë vetën në pozitën e tretë.
Ndërkohë, portokallinjtë e shfrytëzuan gabimin e Llapit duke mposhtur Lirinë dhe marr sërish kryesimin pas një jave.
Deri në tri xhiro para fundit për titullin kampion luftonin Ballkani, Llapi e Drita dhe tabela ishte mjaftë e ngushtë, por gjilanasit gabuan ndaj Feronikelit ’74 dhe humbën hapin.
Ndërkohë humbja nga Gjilani në xhiron e parafundit ia dha “shkelmin” e fundit Dritës për titull.
Pikërisht në këtë xhiro u vendos edhe për kampionin e Kosovës për vitin 2024, ku në një garë të ngushtë mes Llapit e Ballkanit, mysafirët me fitoren minimale 0-1 në Podujevë i siguruan vetës titullin e tretë me radhë dhe të tretin në histori të klubit.
Me tre pikët e arkëtuara në Podujevë, Ballkani shkoi në kuotën e 75 pikëve dhe Llapi mbeti me 68, kur kishte mbetur edhe një xhiro për t’u luajtur.
Ndeshjen e fundit, të udhëhequrit e Dajës e luajtën në Suharekë ndaj Prishtinës të cilën e fituan 2 – 1 dhe e festuan titullin kampion së bashku me “Xhebrailat”.
Ndërkohë, llapjanët u pajtuan me vendin e dytë, ku pas 36 xhirove grumbulluan 71 pikë dhe u shpallën nënkampion të Kosovës për herë të parë në histori.
Ky titull ishte më i veçantë pasi ishte i treti me radhë dhe këtë sukses e ka arritur vetëm një skuadër në histori të futbollit kosovar, para Ballkanit, bëhet fjalë për Besën e Pejës e cila triumfoi në sezonet 2004/05, 2005/06 dhe 2006/07.
Përveç titullit kampion, Ilir Daja udhëhoqi skuadrën edhe drejt një titulli i cili ishte i pari në histori të Ballkanit, Kupa e Kosovës.
Ndoshta me pak fat, Ballkani triumfoi në finale ndaj Prishtinës pas ekzekutimit të penalltive.
Koha e rregullt në këtë ndeshje finale e cila ishte dramë në vete përfundoi me rezultat 2-2, teksa vazhdimet nuk sollën asnjë gol. Më të saktë nga 11 metra ishin lojtarët portokallezinjë, ku triumfuan 4-2 dhe arritën trofeun e dytë të sezonit.
Ky njëherit ishte edhe një revansh i Ballkanit për Superkupën e Kosovës, që Prishtina ia mori në janar të vitit 2024, ku e mposhti këtë skuadër 2-1.
Ballkani në këtë finale të Kupës arriti pasi mposhti Drenicën në rrethin e parë, Vëllaznimi në raundin e dytë, kurse Malisheva ishte “viktima” e tyre në çerekfinale.
Për të arritur në finale, Ballkani mposhti rivalin lokal Suharekën.
Me përfundimin e sezonit 2023/24 nga Ballkani u larguan shumë yje dhe tani kjo skuadër është në fazën e tranzicionit.
Fundi i 2024 nuk ishte aspak i mirë për Ballkanin, ku nga kjo skuadër u largua edhe trajneri Ilir Daja, po ashtu edhe pasardhësi i tij Artim Pollozhani, pas rezultateve të dobëta.
Ballkani mbylli stinorin vjeshtor 2024/25 në Superligën e Kosovës në vendin e dytë me 33 pikë shtatë më pak se Drita.
Mirëpo ky pozicionim nuk e zbeh vitin për këtë skuadër e cila sundoi futbollin kosovar duke fituar titullin dhe Kupën./Arbresh.info/
Patëllxhani Turk – varieteti i veçantë plot shije dhe vlera
Hirra – efektet e mrekullueshme për organizmin
Përse enët e gjakut tek gratë plaken më shpejt
Kosova mposhtet nga Zvicra në hendboll
Haradinaj padit të gjitha shtetet financuese të Speciales
Abdixhiku në Rahovec: Gjetëm qytetarë që na pritnin me entuz...