Komisioni i Pavarur i Mediave po përcjell me vëmendje zhvillimet që kanë ndodh së fundi në mediat e Kosovës, me theks të veçantë gjuhën e përdoruar në emisionet televizive në formatin e debateve dhe diskutimeve.
Kjo pasi së fundi është përdorur në mënyrë të përsëritur gjuhë vulgare dhe ofenduese para kohës së kufizimit, e që mund të sanksionohet me dënim deri në 100 mijë euro, shkruan arbresh.info
Në Kodin e Etikës për Ofruesit e Shërbimeve Mediale, në nenin 4 theksohet se nuk duhet të transmetohet para kohës së kufizimit, 24:00-05:00, asnjë material që përmbanë gjuhë vulgare ose ofenduese.
“Në programet e drejtpërdrejta është obligim i tyre që të ndërmarre veprimet e duhura për evitimin e përdorimit të gjuhës vulgare ose ofenduese nga ana e pjesmarrësve”, thuhet po ashtu në Kod.
Ndërkaq neni 10 i Ligjit për Komisionin e Pavarur të Medieve parasheh sanksionet për transmetimet që shkelin kodin e sjelljes.
“T’i vendosë një gjobë në vlerë jo më pak se njëmijë (1.000) Euro dhe jo më shumë se njëqindmijë (100.000) Euro. Të kërkojë pezullimin e një pjese ose gjithë programin e të licencuarit për një periudhë të caktuar kohore”, thuhet në disa prej pikave në këtë nen./arbresh.info/
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...