Ndonëse kanë mbetur më pak se dy javë që kur edhe zyrtarisht fillon viti i ri akademik, Ministria e Arsimit nuk është në dijeni nëse rektoratet e universiteteve publike janë të gatshme të fillojnë më 1 tetor.
Diellza Kukaj, këshilltare politike e ministrit, Ramë Likaj, për arbresh.info ka treguar se janë duke u koordinuar me këto universitete, por nuk kanë informacion nëse mund të ketë shtyrje eventuale.
“MASh-ti është në koordinim të plotë me institucionet e arsimit të lartë. Deri me tani nuk kemi pasur ndonjë kërkesë në lidhje me shtyrjen e datës për fillimin e vitit të ri akademik apo të tjera çështje, në momentin që marrim ndonjë kërkesë do ta trajtojmë brenda kompetencave tona si ministri”, shprehet Kukaj.
Është shqetësues se si po jetojmë në një terr informativ dhe nuk e dimë nëse do të fillojnë ligjëratat për këtë vit thotë Berita Abazi nga Organizata Studim, Kritikë, Veprim.
“Ne si organizatë kemi reagu para disa javësh pasi ka qenë e papranueshme që Ministria dhe Rektorati mos më jap informacione se si do të filloj viti i ri akademik. Për ne është shqetësuese se si po jetojmë në një terr informativ pasi që se dimë as a do të filloj vitit i ri akademik më 1 tetor. Na kishim mujt me u angazhua në këtë drejtim me pa a janë vendos dezinfektueset apo a është bërë dezinfektimi i fakulteteve. Nëse do e kishim ditë se a do të filloj viti i ri akademik. Ne se dimë a do të jetë online ky vit i ri akademik, apo fizikisht. Është shqetësues kur nuk e dimë se si do të vijojmë sivjet ligjëratat. Ministria e Arsimit dhe Rektorati nuk po arrijnë të tregojnë se si do të vazhdojmë tutje. O problem për disa fakultete kur ka numër të madh te studentëve në këtë kohë pandemie pasi virusi do të përhapët”.
Shqetësues për studentë këtë viti mbetet edhe banimi.
Në terr të informacionit po mbetet edhe fakti i hapjes ose jo i konvikteve thotë Oktaj Hasani nga Organizata “Reforma”.
Hasani për arbresh.info, ka treguar se shumica e studenteve tashmë kanë mbetur edhe pa financa shkau i largimit nga puna pas përhapjes së pandemisë, COVID-19.
“I vetmi problem që në këtë moment është gjendja e ekonomike e studentëve të UP-së dhe pasi që studentët nuk e din se ku do të banojnë, ose çka do t’i pret gjatë këtij viti akademik. Nuk dihet nëse do të hapen konviktet shkaku i pandemisë. Problem tjetër është edhe financimi i tyre pasi shumë studentë janë larguar nga puna dhe tashmë kanë problem financimin e studimeve”.
Për të ditur nëse është përgatitur Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” për fillimin e këtij viti akademik më 1 tetor, arbresh.info disa herë ka tentuar të marrë një përgjigje nga rektorati.
Rektori, Marjan Dema, nuk ishte i gatshëm të përgjigjej ditë më parë gjatë një ceremonie që kishte me Ministren e Kulturës, Vlora Dumoshi, në lidhje me disa bursa për studentë.
Rektorati nuk është përgjigjur në lidhje me shtyrën e mundshme, apo përgatitjet dhe formën e zhvillimit të procesit.
Kujtojmë se gjysmën e vitit të kaluar shkaku i pandemisë, studentët kanë ndjekur ligjëratat në sistemin online./V.Selimi/arbresh.info/
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...