Nëna ja “kidnapon” vjehërrve tre vjeçaren, vogëlushes i duhet shërim jashtë vendit për problemet me mëlqi

10:04 | 25 Shkurt 2022
arbresh.info

Tre vjeçarja L.H, përveç se është dobët nga shëndeti, është duke u përballur edhe me një presion psikologjik, pasi gjyshërit pretendojnë kujdestarinë, ndërsa nëna e saj e ka marrë nga ta dhe nuk ka në plan të jau kthejë.

L.H ka probleme shëndetësore me mëlçinë sipas gjyshërve, derisa nëna thotë se tre vjeçarja ka probleme me veshka.

Të parët duan ta dërgojnë jashtë vendit për trajtim, por nëna e vajzës nuk dëshiron të jap leje, dhe për më tepër thotë se ajo vetë do t’i bëjë ekzaminimet nëse është e nevojshme të dërgohet për shërim jashtë vendit.

H.H, gjyshi i vajzës tre vjeçare thotë se, nëna e kishte braktisur qysh në moshën pesë muajshe.

Ai  pretendon se nëna e saj, së fundi, F.D, e ka marrë vajzën dhe nuk e kthyer.

“Nëna vajzën e ka braktisë pesë javëshe, dhe pas 16 muajsh mu djali më ka vdekur, dhe nëna e vajzës e ka nisë një proces gjyqësorë duke pretenduar me akuza të rrejshme, kinse ne kemi ushtruar dhunë psikike ndaj saj, e që nuk është e vërtet se dhunë psikike ajo ka ushtruar ndaj neve dhe ndaj të ndjerit, dhe djali im ka pësuar infrakt e ka vdekur. Fëmija asnjëherë nuk është afruar me nënën e vet, fëmija është vënë në një presion të jashtëzakonshëm, unë e kam me video se si ma ka marrë vajzën nëna e saj duke qarë”, rrëfen gjyshi i tre vjeçares.

Ai akuzon Qendrën e Shërbimeve Sociale se me vetëdijen e tyre, i është “kidnapuar” vajza, pasi që kur i kanë dhënë vajzën nënës nuk i është kthyer gjyshërve.

“Kjo qendër ma ka kidnapuar mbesën. Vajza ka një sëmundje të rritjes së mëlçisë që nuk po dihet shkaku, ku trajtimin e ka vetëm në Beograd dhe Gjermani. Mbesa ime është tre vjeç, dhe qe një vjet e më shumë jemi me këto probleme, pas gjithë kësaj është duke u ushtruar një dhunë psikike ndaj vajzës, të drejtat e fëmijës janë shkel në çdo sekondë”, thotë ai.

“Ka një hepametalogji quhet sëmundje e rritjes së mëlçisë. Këtu nuk ka ekspert me vërtetu këtë sëmundje. Në Beograd edhe Gjermani, vetëm këto institucione janë adekuate me trajtu këtë sëmundje”, deklaroi gjyshi i tre vjeçares.

Në vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës bëhet e ditur marrëveshja për realizimin e kontaktit prindëror të cilën gjyshërit e tre vjeçares thonë se është shkelur.

“Çdo të hënë nga ora 15:00 e deri në ora 18:00, ku dorëzimi dhe pranimi i fëmijët të mitur do të bëhet në Qendrën për Punë Sociale dhe në Fushë Kosovë dhe çdo të mekure duke filluar nga ora 15:00 e deri në ora 18:00, ku dorëzim pranimi i fëmijës të mitur do të bëhet në Qendrën për punë sociale në Fushë Kosovë”, thuhet në vendim.

Për më tepër, për shkeljen e këtij vendimi kjo familje ka paralajmëruar se do të bëjë ankesë në Prokurorinë Themelore të Prishtinës kundrejt F.D.

Përtej këtij vendimi, nëna e tre vjeçares F.D thotë se nuk do ta kthejë vajzën e saj tek gjyshërit.

“Unë vajzën nuk e kam kidnapuar po vajza tani ka tre vjet dhe asnjëherë nuk ma ka sjell në Qendrën për Punë Sociale, në momentin që ma ka sjell e kam marr edhe ju kam thanë që nuk keni me pa më, deri sa fëmija të adaptohet me mu edhe më njeh si nënë, se vajza po mendon që gjyshërit i ka babë e nenë”, thotë ajo.

Tek zyra e Shërbimeve Sociale në Fushë Kosovë, konfirmojnë se F.D e ka marr vajzën të premten dhe nuk e ka kthyer më.

“Këtu në qendër ka pas me marr për vikend, e ka marr fëmijën dhe nuk ua kthej gjyshërve. Të premten e ka marr fëmijën nëna e saj, dhe nuk e ka kthyer, fëmija është sëmur diçka me veshka, në bazë të dokumenteve. Nëna e vet ka thanë unë dua me kontrollu tash vet me vërtetu, dhe nëse është nevoja unë do ta qojë për shërim jashtë vendit. Vajza këtu është më pak se një vit, sepse një kohë ka qenë edhe në qendër në Prizren”, thonë zyrtarët.

Nga vendimi i shkallës së I-rë të Gjykatës i është aprovuar kërkesa F.D nga Gjykata e Prizrenit përmes së cilit nënës së vajzës i aprovohet kërkesa për kujdestarinë e vajzës. Por, gjyshërit e tre vjeçares janë ankuar në Gjykatën e Apelit, dhe aktualisht është në shqyrtim.

Nysret Arifi, zëdhënës për media në, Gjykatën e Apelit, thotë se ende nuk është caktuar gjyqëtari për këtë çështje.

Ai thotë se kjo lëndë në Gjykatën e Apelit ka ardhur më 15 shkurt 2022, nga H.H, ndaj F.D .

“Lënda ka ardhur tek ne me 15.02.2022, dhe nuk është caktuar edhe të gjyqtari çështja është një besim i një fëmije. Brenda muajit duhet me u caktuar dhe gjyqtari i jep prioritetin sepse është lëndë me besimin e fëmijëve. Puna jonë është veç me dërguar lëndën në zyrën e gjyqtarit”, thotë ai.

Por, sipas njohësit të çështjeve juridike, Musa Damati,  për të fituar plotfuqishmërinë një vendim duhet të shqyrtohet edhe nga shkalla e dytë.

Ai thotë se, në këto raste problemi kryesor qëndron në zvarritjen e rasteve të tilla nga Gjykata e Apelit, pasi që nuk i shqyrton rastet në bazë të prioritetit.

“Dhe, për këtë duhet të ndryshojë sistemi i llogaridhënies dhe transparencës para gjykatave”, deklaroi Demati.

Se rastet e tilla ndikojnë negativisht në gjendjen psikologjike te fëmijët, e thotë psikologu, Ilir Havolli.

Havolli thotë se reagimet tek fëmijët në këto raste janë zakonisht, trishtimi, zemërimi, shqetësimi, ankthi, ndonjëherë ata mund ta shprehin atë edhe verbalisht.

“Me këtë rast fëmijët janë të pafuqishëm dhe të ndjeshëm ndaj vendimeve të të rriturve.  Kjo i shtyn ata të  vuajnë me divorcin e prindërve të tyre, disa në një masë më të madhe se të tjerët. Reagimet tipike janë zakonisht: trishtimi, zemërimi, shqetësimi, ankthi, ndonjëherë ata mund ta shprehin atë verbalisht, herë të tjera ata e shprehin atë përmes ndryshimeve në sjelljen e tyre”, thotë Havolli./A.Zeka/arbresh.info/

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme