Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani ka qëndruar për afër 24 orë pranë objektit ku po kërkohej trupi i pajetë i gjilanasit pas tërmetit që goditi Shqipërinë të martën.
Hasani ne vendin e ngjarjes ku fillimisht kërkoheshin trupat e dy kosovarëve të mbuluar nga rrënojat e një hoteli kishte dalë orët e para të mëngjesit ndërsa kishte qëndruar deri pasmesnate, shkruan arbresh.info.
Ai gjithashtu në një intervistë për arbresh.info ka bërë të ditur se do të u qëndroj pranë familjarëve dhe qytetarëve deri në gjetjen e trupave të kosovarëve dhe të të gjithë shqiptarëve të tjerë.
Dy kosovarët nga Gjilani të cilët punonin me pjesë të veturave vinin shume shpesh në Shqipëri ndërsa natën e aksidentit të dy kishin qenë në hotelin 5 katësh i cili u shemb i gjithi.
Trupi i njërit prej vëllezërve ishe gjetur pasditen e së martës ndërsa i vëllait tjetër ishte gjetur por nuk ishte nxjerr nga gërmadha tas pas orës 02:00 të së mëngjesit të së mërkurës deri kur ekipi i arbresh.info kishte qëndruar në vendin e ngjarjes.
Ndryshe Shqipërinë të martën e kishin goditur disa tërmete e ai më i fuqishmi rreth orës 03:50 të mëngjesit i cili ishte prej 6.4 ballësh e mori dhjetëra jetë njerëzish e la qindra të lënduar.
Ekipi i arbresh.info gjatë tërë ditës ka qëndruar në dy pikat më të prekura nga ky termet në Thumanë dhe Durrës nga ku raportuar drejtpërdrejtë për të gjitha zhvillimet./arbresh.info/
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...