Menjëherë pas lindjes së djalit të dytë, deputetja e PDK-së kishte marrë pjesë në një nga Komisionet Parlamentare në Kuvendin e Kosovës.
Me vete kishte marr edhe djalin e saj disa javësh.
Kjo fotografi u bë virale, dhe reagimet ishin të ndryshme. Ani pse shumica e panë si diçka të bukur që tregon përkushtimin e Musliu-Shoshit në punën e saj si deputete, por edhe si një nënë e mrekullueshme.
Ajo na tregon se si dhe pse ishte “detyruar” ta marrë me vete djalin disa javësh pikërisht atë ditë, ani pse thotë se nuk ka qenë hera e vetme që djalin e kishte marr me vete në Kuvend.
Deputetja e PDK-së, thotë se këtë nuk e ka bërë për marketing, e as për ndonjë qëllim tjetër, por ishte e detyruar.
“Në fakt, atë ditë që e kam marr nuk është veç një mbledhje që e kam marr. Unë e kam marr Ronin se punën e kam fillu pas katër dite këtu edhe unë e kam marr Ronin në shumë mbledhje sepse ka qenë shumë i vogël dhe nuk është se kam pasur dikë që është përkushtuar për të sepse e dimë se të gjithë i kanë obligimet e veta. Pra, në kohën kur familjarët e mi dhe familjarët e familjes së Meritonit nuk kanë pasur kohë të merren me Ronin, atëherë unë e kam marrë djalin me veti. Atë ditë në fakt ka qenë një mbledhje ad-hoct që u dashtë patjetër të jem edhe gjatë kohës së paradites sa un isha në Kuvend mami im ishte në kujdesej të Ronit. Edhe pastaj kur më lajmëruan mami nuk kishte mundësi sepse edhe ajo është në punë. Edhe të familjes së Meritonit të gjithë ishin të zënë, kështu që u detyrova ta marr me veti”, u shpreh Musliu-Shoshi.
Që ka pasur reagime të shumta e pranon edhe Musliu-Shoshi, madje ajo i tregon se cilat kanë qenë ato reagime që e kanë “vrarë” më së shumti rreth komentimit të asaj fotografie.
“Nuk është që në fillim do të thosha e kam marr me qëllim që ta përdori për marketing, edhe të njihem si gruaja e parë që e merr fëmijën e vetë, nuk ka qenë në mendjen time fillimisht. Mirëpo, e shoh që pastaj kanë qenë reagimet jashtëzakonisht pozitive nga gratë pozitive edhe nga vajzat. Më ka vra jashtëzakonisht shumë që ka pas edhe prej atyre grave, të cilat do të thoja kanë fëmijë dhe janë të martuara dhe kam pa shumë komente që kanë qenë mjaftë kritikuese dhe ofenduese ndaj tyre. Kjo është pjesa që më shumë më ka dhimtë, por fatmirësisht më shumë ka qenë numri i grave, burrave dhe i vajzave që më kanë përkrahë dhe e kanë gjetur veten në një pjesë që nuk e kanë ditë që ka mundësi që të bëhet dhe e kanë parë që edhe pse je nanë edhe pse me obligime të shumta mund ta marrësh fëmijën me vete dhe mund të kryesh punë”, thekson Musliu-Shoshi./arbresh.info/Ejona Hyseni/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...