Është një nga qendrat që pret pacient të shumtë.
Por si mos të mjaftonte kjo, Qendrës së Mjekësisë Familjare në Skënderaj tashmë ju ka shtuar edhe një detyrë tjetër.
Që nga fillimi i pandemisë kjo qendër duhet që të dërgojë ekip mjekësor në pikën kufitare në Jarinjë.
E kjo po del të jetë problem për këtë qendër thotë Drejtori i QKMF-së, në Skenderaj, Osman Veliu.
Veliu në një intervistë për arbresh.info, ka treguar se po përballen edhe më këtë obligim të ri të marr nga Qeveria e Ministria e Shëndetësisë.
“Ne jemi provu me situata të tilla për gjashtë muaj. Me fillimin e pandemisë ne i kemi dërguar dy ekipe në Jarinjë. Besoj së puna e tyre ka qenë e suksesshme pasi atje për gjashtë muaj kanë kryer 45 mijë vizita gjatë kësaj periudhë edhe pse nuk u vlerësua shumë nga Qeveria”.
Ani pse kjo qendër edhe në përditshmëri përballet me mungesë të stafit, Veliu tregon se po mundohen që të ja dalin dhe të ndaj kapacitetet e mjekëve edhe për Jarinjë.
“Ne përballemi me mungesa të stafit por ne mundohemi t’i mbulojmë të gjitha. Jemi të detyrum që të zbatojmë rekomandimet dhe vendimet e qeverisë me një angazhim, po ja dalim, edhe pse kemi mungesa të stafit. Jemi me fat që s’kemi ndonjë nga stafi të prekur nga COVID-19”.
Por rritja e numrit të pacientëve që kërkojnë ndihmë jo vetëm nga pandemia, është e madhe.
E nëse vazhdon ky trend drejtori Veliu ka një drojë.
“Ka një rritje të numrit të pacientëve që kërkojnë shërbime dhe jemi tu u mundu që të evitojmë grumbullimet brenda qendrës. Nëse vazhdojmë më këtë mënyrë ne do të kemi problem t’i dërgojmë ekipet në Jarinjë pasi kemi problem edhe me automjete pasi që ne shkojmë edhe në vizita tek familjet që s’mund të vinë në Qendër”.
E për dallim nga qendrat e tjera, QKMF-ja në Skenderaj është duke i kryer trajtimet e personave të dyshuar për COVID-19 brenda hapësirës së qendrës shkaku i uljeve të temperaturave.
“Për shkak të rrethanave të motit ne jemi duke i kryer këto shërbime brenda qendrës, por po mundohemi të i kryejmë ashtu siç duhet”.
Me vendimet e fundit Qeveria ka obliguar ekipet teknike mjekësore të QKMF-ve, me mbështetjen e Policisë së Kosovës, të bëjnë kontrollin e udhëtarëve që hyjnë në pikat kufitare: Merdarë, Vermicë, Kullë, Hani i Elezit, Jarinjë, Dheu i Bardhë dhe ANP “Adem Jashari ”.
Po ashtu, komunat ka udhëzuar të shtojnë përpjekjet për realizimin e shërbimeve shëndetësore shtëpiake për të sëmurët kronik./V.Selimi/Arbresh.info/
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...
Sa mjaltë në ditë mjafton për imunitet të mirë?
Shenjat e horoskopit që e shijojnë beqarinë