Mungesa e shenjave të trafikut, shkak i aksidenteve në kryeqytet

21:31 | 5 Dhjetor 2019
Arbresh.info

Mungesa e shenjave të trafikut po konsiderohet si një nga shkaktarët e aksidenteve në kryeqytet.

Kapiteni Qamil Behrami tregon për arbresh.info se cilat kundërvajtje i parasheh ligji për trafikun rrugor, duke filluar prej: Hyrjes në semaforin e kuq, tejkalimet e palejueshme, mos pajisja me goma të dimrit, tejkalimi i shpejtësie, përdorimi i telefonave, etj.

Ai, thekson se nuk janë vetëm ngasësit e veturave që gjobiten pasi që një numër i madh i gjobave shqiptohet edhe ndaj këmbësorëve që nuk i respektojnë rregullat.

Kurse një ndër shkaktarët kryesorë që ndodhin aksidentet në trafik konsideron se është edhe mungesa e shenjave të trafikut nëpër rrugët e kryeqytetit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme