Fshati Baincë i komunës së Lipjanit ishte e njohur me pozitën e mirë gjeografike që ia ka dhuruar natyra, por hijeshia e këtij vendi shtohet edhe më shumë nga burimi i ujit i njohur me emrin Uji i Vrellës së Nxehtë, i cili del nga një shkëmb dhe një natyrë e gjelbëruar.
Për më shumë ky ujë i cili rrjedhë nga bjeshkët e larta të këtij fshati, e që sipas banorëve të atyshëm njihet edhe si ujë shërues, pa dyshim se ka një shpjegim interesant, shkruan arbresh.info.
Sipas banorëve të fshatit, për të marrë nga ky ujë i cili shëron lukthin, sëmundjet e lëkurës, shumë qytetarë nga vende të ndryshme të Kosovës madje dhe rajonit, por nuk mbaron me kaq.
Këtij burimi që ishte harruar tërësisht nga komuna, banorët ia shtuan edhe një pishinë në të cilën tashmë mund të freskohen gjatë ditëve të verës.
Kjo pishinë që ka një thellësi prej 1.80 metra, sipas banorit Beqir Bylykbashi u rinovua tërësisht me iniciativën e bashkatdhetarëve dhe vetë banorëve të fshatit.
“Ky vend që posedon ujë shërues për shumë sëmundje, tashmë na shërben edhe neve qytetarëve e në veçanti fëmijëve pasi që këtu bëjnë plazh gjatë ditëve të nxehta të verës. Është tërësisht iniciativë e fshatarëve dhe e bashkatdhetarëve që kanë mbledhur rreth 13 mijë euro dhe e kanë rregulluar”, ka deklaruar ai.
Për më tepër ky burim vizitohet edhe nga banorët e fshatrave përreth.
Njëri nga ta ishte edhe Agim Hyseni i cili kishte ardhur nga fshati Fushticë
“Këto përpara kam ardhur veç për me marrë ujë, por tashmë shpesh i marr edhe fëmijët sepse po kanë mundësi për freskim. Kjo iniciativë e banorëve është shumë e mirë.”, u shpreh ai.
Ndërkohë ishin fëmijët ata të cilët po e shfrytëzonin diellin për të bërë plazh këtu.
Në mesin e tyre ishte edhe Elion Bajraktari ,një i ri nga ky fshat, i cili theksoi se vjen shpesh për t’u freskuar.
”Kemi mundësi të mësojmë not, të freskohemi dhe të marrim ngjyrë “, ka theksuar ai./Alban Begolli/arbresh.info/
Murati – Bajramit: Hykmete, s’paske mësu as sot, ulu njësh
Hamza u bënë thirrje mërgimtarëve në Gjermani që të regjistr...
Të premten bëhet tërheqja e shortit për Kupën e Kosovës
Haradinaj: Kosova nuk duron qeveri që humbjet i mbulon me de...
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...