Rreth 25 vjet nën shërbimin e uniformës së Policisë së Kosovës, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Rajonin e Veriut, Veton Elshani, i ka shërbyer dhe vazhdon t’i shërbej shtetit të Kosovës.
I palodhshëm në punën e tij, nga zëdhënës i Policisë së Kosovës në fillimet e tij, pastaj si shef i Njësisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Fushën e Zbatimit të Ligjit, për të vazhduar si Zëvendësdrejtor i Policisë në Rajonin e Pejës, e tashmë si Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Rajonin e Veriut, Veton Elshani në shkurt të vitit 2025 rrumbullakson mbi dy dekada punë në këtë institucion shtetëror.
Si shumë vite të tjera edhe këtë vit, ndërrimin e moteve, por edhe ditëlindjen, që koincidon ta ketë me 1 janar, Elshani do t’i festojë në vendin e punës, së bashku me pjesëtarët tjerë të Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës.
Ai thotë se familja gjithmonë e mirëkupton për mungesën e tij në data të rëndësishme, për shkak të punës që ka.
“Po ju mungojmë se shpeshherë kam qenë prezentë në familje, jam aty e kam edhe ditëlindjen me 1 janar, saktë ashtu ka dy e natës ashtu më ka thënë nëna edhe i bie që ta festoj ditëlindjen në shtëpi, por shumicën e kohës nuk e kam festuar në shtëpi, por këtë rast e zgjedh mes atyre që i ke shëndosh rahat e mirë në shtëpi me këta që i ke në mal ose diku tjetër por kështu të mirëkuptojnë edhe familja, por natën e Vitit të Ri e kam në veri”, thotë ai.
Njëjtë edhe vitin e kaluar, ai tregon se ishte në krye të detyrës në Banjskë dhe jo pranë familjes së tij.
“Në vitin 2022-2023 në ndërrimin e mot moteve kam qenë në detyrë në Jasenovik që i bie në Zubin Potok me policë në detyrë duke e bërë një ndej të vogël modeste. Në vitin 2023-2024 më ka gjetur në Banjska shkojmë nëpër stacione policore vizitojmë policët nëpër stacione nëpër pika kudo që janë, p.sh. ndërrimin e mot moteve unë vitin e kaluar e kam pasur në Banjska me siguri edhe këtë vit do ta kem atu, por përsëri edhe nëpër stacione dhe i vizitojmë policët kudo që janë”, përfundon ai.
Por, si nis një ditë pune e tij, na tregon vetë Elashni.
“Po rutina, varet nga situata ditore për arsye se ne bëjmë plane edhe më herët dhe varet nga planet, nëse nuk kemi ndonjë planifikim që e kemi bërë më herët, p.sh me e marr ndonjë komunë ilegale dhe që duhet me ardh më herët për të planifikuar disa gjëra në terren. Puna fillon duke ardh në zyre duke u takuar me shefin e operativës dhe të hetimeve, diskutojmë me ta flasim për detyrat se çfarë ka ndodhur gjatë natës apo për ato që planifikohen sot gjatë ditës,” shprehet zëvendësdrejtori Elshani.
Gjatë punës së tij në veri, Elshani thotë se përballen me raste të ndryshme, nga më të rëndat deri tek ato qesharake
Ai, tregon një rast kur, një medium pa e konfirmuar lajmin në polici, kishte raportuar për tre shpërthime, duke shkaktuar panik tek qytetarët në veri.
“Jo panik, por panik të paparaparë, diçka shumë katastrofë, ka ndodhur kur mediat më kanë thirre në telefon, unë kam qenë këtu tek qendra e Njësive Speciale duke qëndruar edhe kur thërrasin mediat thonë se kanë shpërthyer granata në tre vende të caktuara në veri të Mitrovicës, por në radio lidhje nuk ka lëvizje… e shoh që nuk qëndron, nuk është e vërtetë, por për atë humbjen e kohës për pak minuta fillon të krijohet një panik tek qytetarët që ka diçka. Kur kam ardh tek ura kryesore vjen një qytetarë më pyet a bën me shku në shpi, i them kush po të ndal, thotë thanë ka granata, ka pas shpërthime…”, tregon zëvendësdrejtori Elshani.
Në mesin e gjithë këtyre sfidave, Elshani tregon edhe një moment qesharak.
“Situatat tona janë interesante, sepse të gjitha lidhen me situata të rënda. Gjatë një situate të rëndë, e merr pak me humor, që në fakt s’është për humor. Kur kemi pas një operacion policor në vitin 2023, ra rrufeja në një vend dhe thanë, është lëndu një polic. Tash si u lëndu polici, a e vrau dikush, e plagosi, apo çka. Jo thonë i ka ra reja (rrufeja). Tash në gjithë këtë të keqe që policin njëmend e kish kap rrufeja, shpëtoi polici, por tash në gjithë atë keqe në keshnim mes vete dhe nuk e kemi besu derisa e kemi pa”, tregon Elshani.
Ai tregon edhe një rast të jashtëzakonshëm, kur një qytetarë i kishte lutur ta arrestojnë.
“Kemi pas rast kur vjen një qytetarë dhe thotë a ka mundësi.. ish duke u mbaru një rrugë, thotë a ka mundësi me m’lidh se unë po e kundërshtoj rrugën, më qet në fotografi ti mu, edhe atë fotografi ma jep mu që me ia tregu dikujt tjetër që mi tregu që s’pata qare pa lëshu pe”, tregon ai.
Përkundër sfidave, momenteve të rënda, të sikletshme, por edhe qesharake ndonjëherë, Elshani nuk lodhet nga puna e tij, të cilën e bënë me kënaqësinë më të madhe./Arbresh.info/
“S’ka ndodhur në asnjë Big Brother” – Çfarë po planifikon Xh...
Rradhë të gjata në aeroportet gjermane, shkak është bërë ndë...
Edi Rama për “Corriere della Sera”: Shqipëria në BE në 2030;...
Deri në tri orë pritja në Merdarë për të dalë nga Kosova
Marcus Rashford refuzon tri oferta të mëdha për t’u larguar ...
Fundjava sjell shiun e borën