Mbi 200 gjoba janë shqiptuar nga policia për mos posedim apo mos përdorim të pajisjeve dimërore që nga 15 nëntori i vitit të kaluar.
Përveç personave fizik, gjoba janë shqiptuar edhe për persona juridik.
“Policia e Kosovës ka shqiptuar 228 gjoba për persona fizik dhe 3 gjoba për persona juridik gjatë periudhës 15.11.2019 deri me 08.01.2020 për mos posedim, apo mos përdorim të pajisjeve dimërore”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës për arbresh.info
Sa i përket statistikave të policisë në lidhje me gjobat e vëna për mos posedim, apo mos përdorim të pajisjeve dimërore këtë dimër, eksperti i komunikacionit Nol Dedaj ka thënë për arbresh.info se nëse Policia e Kosovës ka kryer kontrolle ditore atëherë drejtuesit e automjeteve kanë arrit vetëdijesimin e duhur.
“Ne bazë të statistikave që i dërguat nëse policia ka bërë kontrolla ditore gjate këtyre ditëve të përshkruara atëherë drejtuesit e automjeteve kanë arrit vetëdijshmin e duhur për ndikimin e pajisjeve dimërore në sigurinë e komunikacionit rrugore këtë e them për shkak se në këtë përudhë kohore në rrugët e Kosovës shtohet numri i automjeteve ne qarkullim për shkak të festave të fundvitit dhe ardhjes se mërgimtareve”, ka thënë Dedaj për arbresh.info.
Me fillimin e sezonit dimëror 2019/2020 me datë 15.11.2019, Policia e Kosovës vazhdimisht ka apeluar për kujdes të shtuar dhe bartje të pajisjeve dimërore në veturë gjatë ngasjes në ketë sezon./R.Rexhepi/arbresh.info/
Vullneti: Gjesti po luan me Drilonin që të e fitojë vendin n...
Gjysmë orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë, kj...
Aksidentohet autobusi me 58 persona në Norvegji, raportohet ...
Jashari, lojtari më i mirë i gjysmësezonit tek skuadra e tij
Për herë të gjashtë radhazi, Drenasi shpallet kampion në Gra...
Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live ...