Masazh e terapi për foshnjën tuaj për bronhitis e komplikime tjera

12:10 | 5 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Nëse dikur i kemi parë vetëm në foto ose video në vendet e ndryshme të Evropës, tash një e tillë ka ardhur edhe në Kosovë.

Ndonëse është vend që të jep ngrohtësi dhe qetësi, fëmijët që vijnë këtu kanë mundësi të trajtojnë dhe shqetësimet shëndetësore.

Ambienti i ftohtë dhe një erë e detit është dhoma e  njohuri si “Haloterapi”, ku fëmijët e vegjël do të mund të trajtojnë ftohjet ndryshe të njohura si bronhitis.

Kripa medicinale apo e Himalajeve, është ajo që fëmijëve të vegjël ju ndihmon të largojnë këtë shqetësim, thotë Blerta Krasniqi, fizioterapeute.

“Haloterapia është dhomë e kripës. Në këtë pjesë trajtohen nga ftohjet  lehta e deri të bronhitet. E tëra është me kripë të Himalajës”.

E një dhomë më e ngrohtë është ajo e masazhit apo e njohur ndryshe si “Hidroterapia”.

Fizioterapeutja  në këtë qendër, Altina Bucolli, tregon në detaje trajtimin e fëmijëve në këtë dhomë.

Ajo shpjegon edhe përfitimet që fëmijët e vegjël kanë nga masazhi dhe uji i ngrohtë.

“Prej moshës 0 deri në dy vjeç. Zakonisht hidroterapia ka edhe benefite shëndetësore. Çdo pjesë të trupit që e prek uji ka cilësi të veçanta”.

E përveç bebeve këtu mund të marrin trajtim edhe nënat shtatzëna.

Fëmijët në këtë qendër në mënyrë që të kalojnë shqetësimet e tyre ju duhet të kalojnë në disa seanca.

Kjo qendër është e vetmja në Kosovë dhe rajon./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme