Në një botë ku shumica e njerëzve kalojnë përditshmërinë pa u ndalur për të vlerësuar elementet e zakonshme të jetës, Don Dominik Kukeli, ka gjetur inspirimin e tij në detajet që shpesh kalohen pa u vënë re.
Për 17 vjet radhazi, ai ka mbledhur guaska deti, duke i shndërruar ato në veprat artistike.
“Që kur kam filluar të merrem me art në kohën time të lirë jam munduar të ndjek një kriter duke përdorur gjërat që i kemi në jetë të përditshme dhe nuk i vlerësojmë dhe si e tillë e kam zgjedhur që gjatë shërbimit tim në Shqipëri kur kam qenë 13 vite në shërbim kam mbledhur atë që karakterizon brigjet e Shqipërisë, guaskat e detit me të cilat nganjëherë bëjmë një dekor, por jo diçka të veçantë dhe këtu në Kosovë kur kam ardhur kam punuar me boqat e pishës që e karakterizojnë gjelbërimin që është këtu dhe kam filluar në vitin 2003 të merrem me punime artistike me guaska”, tregon Kukeli.
Ai tregon si lindi ideja të vazhdojë të bëjë vepra të tjera artistike.
“Kam pasur një lëndim të këmbës dhe nuk kam pasur mundësi të ja pastrojë plazhin fëmijëve kur luanin dhe i kam futur fëmijët që të mbledhin guaska afër plazhit dhe ku kanë mbledhur aq shumë ku kam vendosur të bëjë diçka me to. Ku bëra një punim ku doli kënaqshëm dhe nga aty vendosa të bëjë edhe punime të tjera artistike”, thotë Kukeli.
Teknika e tij e veçantë përfshin përdorimin e guaskave natyrale, duke eksperimentuar me lloje dhe madhësi të ndryshme pa i lyer apo modifikuar ato.
“Teknika e veçantë është te fakti se përpiqem gjithmonë të bëjë punime me guaska të natyrshme, duke luajtur me lloje të ndryshme të guaskave, ndërsa aktualisht jam duke u munduar të realizojë punime vetëm me një lloje të guaskave por duke luajtur me madhësinë e atyre guaskave dhe punoj pa i lyer dhe pa i modifikuar vetëm më gjëra të natyrshme ku kjo i jep një bukuri më të madhe bëj punimi të tillë”, tregon ai
Një nga vepra më e spikatur e tij, është një mozaik prej 90 metrash katrorë, i cili është i vendosur në Gjilan, i realizuar me boqa të pishës. Ky projekt ka arritur t’ia sigurojë një vend në “Guinness World Records”
“Kam dy punime që i karakterizoj të veçanta një e kam në Gjilan ku e kam bërë me boqa pishe një mozaik me 90 metra katrorë, ku kam hyrë në ”Guinness World Records” , dhe kam edhe një punim me guaska në Tiranë ku është diku 18 metra katror, i cili është i përberë nga 60 mijë guaska, ku mendoj që është punimi më i mirë i realizuar. Mozaikët siç jam këta duke i bërë aktualisht rreth 9 metra katrorë më janë dashur minimum tre javë dhe deri në maksimum 5 javë”, pohon Kukeli.
Duke ndjekur frymëzimin nga dashuria për Zotin dhe bukurinë e natyrshme, artisti ka krijuar deri tani 10-11 mozaikë të ndryshëm.
“Inspirimin e gjejë tek dashuria që kam për zotin, sepse zoti për mua është bukuria e vërtetë ku çdo gjë e bukur është një rrezatim i bukurisë siç është zoti. Mozaikun e parë e kam bërë në vitin 2003 në tiranë më 5 lloje guaska e cila ishte nxitja që unë të vazhdojë të merrem me këtë punim. Mozaikë deri më tani i kam të realizuara 10 ose 11”, shton ai.
Artisti ka mbledhur dhe seleksionuar guaska nga zona të ndryshme të Shqipërisë
“Shumë prej mozaikëve të mëparshëm i kam të realizuara me lloje të ndryshme të guaskave sepse është më e lehtë të bësh një punim artistik me lloje të ndryshme të guaskave, sepse zgjedh dhe kombinon ato forma që ty të përshtaten, ndërsa me këtë lloj të guaskave që jam duke punuar nga viti 2007, ku 17 vjet jam vetëm duke i mbledhur dhe seleksionuar dhe në qershor kam filluar të bëj punime pas 17 vjet të mbledhjeve. Këto guaska i kam gjetur në dy vende në brigjet e detit në Shqipëri afër Velipojës dhe Talës, ku është e lodhshme por ja vlen”, përfundon ai.
Me një mozaik rekord në Gjilan dhe projekte të tjera mbresëlënëse, ai tregon se çdo element natyror ka potencialin për të bërë art të jashtëzakonshëm./Arbresh.info/Edona Krasniqi/
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...