Kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, në një intervistë të dhënë për arbresh.info, ka deklaruar se Beogradi, deri më tani nuk ka ndihmuar Komunën e Bujanocit për tu përballur me situatën e krijuar nga pandemia Covid-19.
Ai duke theksuar se deri më tani në Bujanoc nuk ka asnjë shqiptar të prekur me koronavirus, thotë se kërkesë për donacione kanë bërë edhe në Qeverinë e Shqipërisë dhe tashmë janë në pritje.
“Deri më tani kemi pasur vetëm katër persona të prekur me koronavirus, tre prej të cilëve janë shëruar. Asnjë shqiptar nuk është i identifikuar me virus, pra situata është nën kontrolle. Shqetësimin se Serbia nuk po na ndihmon gjatë pandemisë e kemi dërguar te kryeministri Kurti, i cili dhe na dërgoi këto ndihma. Të njëjtin gjë e kemi kërkuar edhe nga Shqipëria, por deri më tani nuk kemi asnjë përgjigje. Shpresojmë që të na marrin parasysh. Kemi kontaktuar edhe me presidentin (Hashim) Thaçi, në fillim të krizës, i cili ka marrë informacione në lidhje me situatën”, tha Kamberi./AlbanBegolli/arbresh.info/
I gjithë Ferizaj në terr, Aliu: Kjo është e pashembullt
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor