As gjatë vitit 2024, tensionet e përplasjet mes deputetëve në Kuvendin e Kosovës nuk kanë qenë të pakta.
E të shpeshta kanë qenë rastet kur në këtë institucionin ligjvënës debati ka degraduar, duke mos kursyer as ofendimet, ani se një gjë e tillë bie ndesh me etikën dhe rregullat e ligjeve parlamentare.
Jo rrallë herë mazhoranca është ballafaquar me kritika nga më të ndryshmet nga partitë opozitare e anasjelltas.
Mes një numri të madh të debateve të krijuara në parlament, Arbresh.info ka përzgjedhur disa nga përplasjet më të “fuqishme”.
Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj gjatë një seancë parlamentare ku po diskutohej për shëndetësinë dhe sigurimet shëndetësore është hasur në kritika të ashpra nga deputetja e VV-së, Adriana Matoshi.
Kjo e fundit e ka quajt “rrenc” në momentin kur Selmanaj po tregonte për një përvojë të tijën personale lidhur me sigurimet shëndetësore.
Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit u bë mollë sherri për Sali Zybën e LVV-së dhe Ferat Shalën e PDK-së.
Kjo pasi, deputeti Shala tentoi ta ndalonte mikrofonin derisa në foltoren e Kuvendit po fliste shefja e GP të VV-së, Mimoza Kusari Lila.
Përgjimet mes Mimoza Kusarit–Liles me kryekriminelin serb, Millan Radoiçiq, nxitën debate të reja në Kuvendin e Kosovës.
Kusari – Lila ishte ballafaquar me partitë opozitare të cilën e akuzonin për ‘tradhti’.
Me të nisë kjo seancë, atë ditë deputeti atëkohë i pavarur tani i AAK-së, Haki Abazi, rrethoi foltoren e Kuvendit me shirin e ndalesës.
E debati mori kahje tjetër kur fjalën e morri deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj.
Ndonëse kritikat ndaj Qeverisë kanë qenë të vazhdueshme nga opozita, një kritikë të ashpër për kryeministrin Kurti ka qenë nga deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu.
Musliu, teksa e quan Kurtin “llaskuc” pretendon se VV as nuk i afrohet “sukseseve” të PDK-së.
As këtë vit, epiteti “hajna” nuk mungoi. Kështu i quajti deputetët e pozitës ish-deputeti i VV-së tani i AAK-së, Haki Abazi.
Kryekuvendari Glauk Konjufca, njihet më së shumti për humorin e tij të përziera me ironi.
Konjufca kur vjen puna tek e drejta nuk kursen as bashkë-partiakët e tij i cili doli jashtë rendit të ditës duke u ankuar për një rast të përjashtimit nga shkolla të një nxënësie me shami.
Reagimi epik i Konjufcës në këtë rast ishte epik.
Për tu duartrokitur ishte edhe momenti kur Konjufca përjashtoi nga salla e Kuvendit deputetët e Listës Serbe të cilët shkojnë në Kuvend vetëm një herë në gjashtë muaj sa për të mos e humbur mandatin e deputetit.
Kjo përmbledhje është vetëm një pjesë shumë e vogël e debateve që janë zhvilluar në Kuvendin e Kosovës.
Çështja që më së shumti ka nxitur tensione brenda Kuvendit të Kosovës ka qenë Qeverisja katër-vjeçare e Kurtit./Arbresh.info/Ejona Hyseni/
Degradon Xuxi, ofendon me fjalë të rënda Gjestin, ja çka i t...
Diell dhe vranësira, parashikimi i motit për pesë ditët e ar...
Në kërkim të titullit, Inter Miami i Lionel Messit shumë pra...
Furgoni përplaset me makinë në Lezhë, një i lënduar
KQZ: Shorti për renditjen e subjekteve politike tërhiqet nes...
Dështojnë bisedimet për krijimin e qeverisë, kancelari austr...