Google ADS

LDK pranon ofertën gjashtë pikëshe të Lëvizjes Vetëvendosje

12:49 | 27 Janar 2020
arbresh.info

Lidhja Demokratike e Kosovës do të pranojë ofertën e fundit të bërë nga Lëvizja Vetëvendosjes.

Pranimin e ofertës së Vetëvendosjes e kanë konfirmuar burime të arbresh.info brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Aktualisht kreu i LDK-së, Isa Mustafa, gjendet në selinë e partisë bashkë me nënkryetarët Agim Veliu e Vjosa Osmani.

Ofertën e fundit gjashë pikëshe të Vetëvendosjes e ka publikuar të premten arbresh.info, sipas së cilës, kreu i Kuvendit do t’i takojë Vetëvendosjes për dy vjet, dhe më pas LDK-së, për dy vjetët e mbetura.

Gjatë dy vjetorit të parë Ministria e Jashtme do t’i takoje LDK-së, dhe në dy vitet e fundit të mandatit do t’i takojë Lëvizjes Vetëvendosje.

Në poshtë mund t’i lexoni 6 pikat e Albin Kurtit për Isa Mustafën:

  1. Meqë tashmë është zgjedhur kryeparlamentari, VV mund të bëjë si kompromis ndarjen e mandatit të tij në dy pjesë, dy vite VV dhe dy vite LDK me interpretimin se 2 me 2 do ta bënte më serioze rokadën dhe më dinjitoze mbajtjen e pozitës qoftë nga i pari e qoftë nga i dyti. Sipas Vetëvendosjes 1 me 3 është mungesë konsiderate për funksionin e Kryparlamentarit dhe për cilindo që mendohet me atë detyrë.
  2. Në ndërkohë, meqë konsiderohet se gjatë këtyre dy viteve VV do t’i mbajë dy pozita kryesore shtetërore, i ofrohet LDK-së një ministri më shumë gjatë këtyre dy viteve, me kushtin që po ajo ministri që merret nga VV, po ajo do t’i kthehet kur të bëhet shkëmbimi pas dy vitesh (MPJ)
  3. Dhe meqë pas dy vitesh LDK mund ta ketë edhe Presidentin (me mbështetjen e VV-së), por do ta këtë edhe Kryeparlamentarin, atëherë raporti në qeveri kthehet në 6 me 4 për VV (MPJ dhe MPB);
  4. Në një formë ky propozim ngërthen edhe propozimin e parë të LDK-së që thoshte se kur LDK do t’i ketë dy pozita kryesore do t’ia jap VV-së një ministri më shumë, edhe propozimin e VV-së se ia jep LDK-së një ministri më shumë meqë i ka dy pozita. Pra, zbatohen të dy propozimet, njëri dy vitet e para (i VV-së), tjetri dy vitet e fundit (i LDK-së).
  5. Në fund, meqë Konjufcës do t’i duhet të tërhiqet pas dy vitesh nga Kryeparlamentari, dy vitet e fundit pozita e ministrit të jashtëm dhe zv/kryeministrit do ishte ekuivalenca politike që do ta ruante figurën e tij politike. Asnjë version tjetër i terheqjes eventuale nga pozita e Kryeparlamenarit nuk ja vlen politikisht të bëhet nga ana e VV.
  6. Nëse LDK do ta refuzojë ketë ofertë, pa dyshim se në masën më të madhe ajo do ta paguante koston politike e publike te dështimit të koalicionit. /arbresh.info/

Ekskluzive: 6 pikat e ofertës së fundit të Albin Kurtit për Isa Mustafën

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme