Kryeministri i vendit, Albin Kurti duket se e ka punë të kryer shkuarjen në dialog me apo pa dëshirën e tij.
Presioni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian është një tregues sipas analistëve se Kurti “s’ka kah me i ikë” dialogut me Serbinë.
Për ligjëruesin e diplomacisë publike dhe sistemeve politike, Nexhmedin Spahiun, nëse Albin Kurti nuk do të vazhdojë dialogun do të mund të cilësohet si “tradhëti” kombëtare.
“S’ka arsye me ikë nga dialogu pasi është interes kombëtar i Kosovës. Është tradhti kombëtare nëse ikë nga dialogu. Unë nuk e di arsyen pse Kurti e Vuçiq me qenë në Bruksel e mos me u taku. Nëse Vuçiq s’do të takohet atëherë është budallaki e tij. Nëse Kurti s’do atëherë është budallaki e Kurtit. Është interes i Kosovës që sa më parë të kryhet pazari me Serbinë për njohjen e Kosovës. Është interes i Serbisë që këtë njohje ta shet sa më shtrenjtë. Është interes kombëtar i Kosovës që këtë njohje ta blejë sa më lirë. Është me interes që sa më parë të përfunduhet ky pazar”, vlerëson Spahiu.
Për hulumtuesin e drejtësisë tranzicionale dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, Shkodran Ramadani, shkuarja e kryeministrit Kurti javën e ardhshme në Bruksel një ditë pas qëndrimit atje të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është veç një sinjal më shumë se rifillimi i dialogut është çështje e kryer.
“S’ka rendësi a takohet njëherë Kurti e Vuçiqi pasi kjo është veç paragjellë për rifillimin e dialogut. Ne e pamë që Vetëvendosja tash po kërkon unitet nga spektri politik në Kosovë dhe siç e pamë letrën e Bidenit. Kosovës do t’i duhet të bëjë kompromise të rënda pra ka edhe nga BE-ja edhe nga SHBA-ja presion”, shprehet Ramadani.
Ndryshe, kryeministri Albin Kurti, do të ketë takime me përfaqësues të Bashkimit Evropian në Bruksel nga 28 deri më 30 prill.
Të njëjtën javë, por jo edhe në të njëjtën kohë, në Bruksel pritet të qëndrojë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Vuçiq pritet që më 26 dhe 27 prill t’i zhvillojë takimet në Bruksel.
Që të dy do të kenë takime me zyrtarët më të lartë të institucioneve të Bashkimit Evropian./V.Selimi/arbresh.info/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...