Google ADS

Kurti e lidhë me shkëmbimin e territoreve marrëveshjen Thaçi-NATO

14:21 | 26 Shkurt 2020
arbresh.info

Kryeministri, Albin Kurti, thotë se në marrëveshjen e Hashim Thaçit me NATO-n përmendet “Kosova Veriore”.

“Shpiket fjala ‘Kosova Veriore’ dhe nuk ka marrë miratim dhe nuk u informua Kuvendi i Kosovës”, deklaroi Kurti në konferencë për medie.

Sipas tij, momentin kur liderët flasin për territore, pa dyshim se edhe ushtria është në pyetje.

“Në këto dy vite kur qarkullonte ideja e shkëmbimit territorial po del se është zanafillë sekrete.”

Ai shton se sot e kishte të pamundur ta diskutojë me Presidentin.

“Nuk do ta publikoja pa e diskutuar. Prej se jam zgjedhur më eviton rregullisht.”/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme