Isa Mustafa dha dorëheqje nga pozita e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Dorëheqja vjen pas rezultatit të dobët në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Lidhja Demokratike Kosovës nuk ka prirë në asnjë komunë, madje nuk kryeson as në komunat të cilat i kishte bastione.
Me dorëheqjen e Mustafës u hap rruga edhe për zgjedhjet e reja brenda këtij subjekti politik, shkruan arbresh.info.
Ndonëse kandidaturat për kryetar të partisë ene nuk janë bërë publike, emri më i përfolur për të drejtuar partinë është i Kujtim Shalës, që kishe edhe postin e nënkryetarit të partisë.
Por, Kujtim Shala për të drejtuar këtë parti ka paraqitur disa kërkesa para kryesisë tashmë të dorëhequr.
Portali arbresh.info, nga burimet brenda kryesisë mëson se Shala ka kërkuar që zgjedhjet brenda partisë të nisin nga pika zero, do të thotë nga zgjedhje e nëndegëve, degëve, këshillit të përgjithshëm, kryesisë së re, e pastaj kryetarit të partisë.
Ani pse LDK-ja, ka hap zgjedhjet vetëm për kryesin e re të partisë pa i përfshirë nëndegët dhe degët e saj.
“Kujtim Shala ka kërkuar që zgjedhjet brenda partisë të realizohen nga fillimi do të thotë nga struktura bazë për të vazhduar tutje me qëllim që të ri-formatizohet i gjithë subjekti politikë. Ani pse pozitat mund t’i marrin përsëri të njejtë persona (kryetarë aktual të degëve e nëndegëve), por që duhet prap të legjitimohen nga anëtarët e partisë. Kërkesa e Shalës nuk është se është përfillur nga kryesia e dorëhequr me arsyetimin që nuk ka kohë të bëhet kjo përshkak të krijimit të institucioneve të reja dhe që LDK-ja duhet të ketë kryetarë të ri para krijimit të qeverisë së re”, ka thënë ky burim për arbresh.info.
Sipas të njëjtin burim Kujtim Shala mbete emri më i përkrahur brenda LDK-së për kryetar të ri.
Ndryshe, është bërë e ditur se LDK-së i duhet një figurë unifikuese sepse në këtë fazë që gjendet partia edhe mund të çojë deri në një ndarje tjetër.
Sipas rezultateve preliminare të publikuara nga KQZ, ku nuk përfshihen votat me kusht dhe ato nga diaspora, në zgjedhjet e 14 shkurti, Lëvizja Vetëvendosje ka 378,550 vota apo 47.85%.
PDK është radhitur e dyta me 137,659 vota apo 16.77%.
LDK është radhitur e treta me 107,507 vota apo 13.08%.
AAK është radhitur e katërta me 58,743 vota apo 7.43%.
Nisma Socialdemokrate me 20,535 vota apo 2.60%. /Albina HALITI/arbresh.info/
Mbahet takimi i 257-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës, m...
Dabiqaj heroi i Dritës, “Intelektualët” shkëputen në tabelë
Detaje nga takimi i Kurtit me kryetarin e Kuvendit të RMV-së...
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...