Familjarët e të infektuarve me koronavirus nuk janë duke respektuar karantinën
Burime të arbresh.info brenda Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike thonë se janë dy familje që po ruhen nga Policia e Kosovës, njëra më Malishevë dhe tjetra në Vushtrri.
“Por, familjet e tjera të personave të infektuar nuk janë duke respektuar karantinimin, prandaj qytetarët duhet të kenë shumë kujdesë gjatë lëvizjes, dhe të respektojnë masat mbrojtëse, të kenë dorëza, maska dhe dezinfektues gjatë qarkullimit”, thotë ky burim.
Ekipet e IKSHPK kanë bërë të ditur në vazhdimësi përgjatë 24 orëve se janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.
Ky Institut po ashtu i lutet qytetarëve që t’i përmbahen rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe mos të dalin në grumbuj gjatë orëve të lira të lëvizjes.
Në Prishtinë po vërehen dalje masive në orët e lira të lëvizjes. Grumbuj të njerëzve që po rrezikojnë veten dhe të gjithëve! Ju lutem kini kujdes se mund të shkaktoni shpërthim epidemik në kryeqytet!/arbresh.info/
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...
U paraqitën si kosovarë në Angli, Rama u premton regjistrimi...
Kurti mori pjesë në varrimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Behgj...
Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u sh...
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...