Përveç punës si kryetar i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca është njëri nga politikanët me më së shumti humor.
Batuat e tij të përziera me ironi, shkaktojnë të qeshura tek deputetë, e që nuk mungojnë pothuajse në çdo seancë parlamentare.
Si kreu i këtij institucioni ligjvënës, Konjufca shfaqet i drejtpërdrejt me të gjithë deputetët, duke mos veçuar as kolegët e tij që vijnë nga e njëjta parti, raporton Arbresh.info.
Një situatë e tillë ka ndodhur me ish-deputetin e VV-së i cili doli jashtë rendit të ditës, duke u ankuar për një rast të përjashtimit nga shkolla të një nxënësie me shami.
Reagimi i Konjufcës në këtë rast ishte epik.
Për të mos e ndjerë lodhjen, jo rrallë herë i pari i Kuvendit të Kosovës përkujdeset që të rregulloj humorin e deputetëve.
E një prej shumë momenteve qesharake ndodhi në seancën e mesnatës mes datës 5 dhe 6 dhjetorit kur në Kuvend po vazhdonte punën vetëm mazhoranca.
Atmosfera e zymtë u ndriçua me t’u shfaqur papritmas dy deputetët opozitar Besnik Tahiri e Pal Lekaj të cilët u mirëpritën nga Konjufca.
Në mënyrë ironike siç di të bëjë vetëm Konjufca, kryeparlamentari i thotë Tahirit të AAK-së se kurrë më shumë se tani nuk ka qenë shteti më i sigurt.
“Deputeti që qohet prej Bradashit në 12 të natës është për tu duartrokitur”, i thotë Konjufca Tahirit teksa plasën të qeshurat nga deputetët.
I shqetësuar, Tahiri pyet nëse shtetit të Kosovës ia ka mërsyer Kina ose Rusia, sepse atij nuk i duket e arsyeshme të mblidhet mazhoranca në 12:00 të natës.
Bombën e radhës kundër kësaj deklarate e lëshoi sërish Konjufca.
“Sulmet” ndaj Tahirit të AAK-së krye kuvendari nuk i lë me kaq.
Ai nuk heziton të ngacmoj Tahirin madje edhe në syrin e kamerës.
Nga Tahirin e AAK-së Konjufca kalon me ngacmimet e tij në Tahirin e PDK-së.
Pas Tahirit të AAK-së e PDK-së nga Konjufca, radhën për një batutë ironike ishte për Arben Gashi i LDK-së.
“Na ke ndihmu… bravo të qoftë” i thotë në një moment kryeparlamentari deputetit Arben Gashit.
Nga 120 deputetë sa ka i gjithë Kuvendi i Kosovës, një ngacmimi të thjeshtë nuk i shpëtoi as Hajdar Beqa i PDK-së, të cilin Konjufca e paralajmëroi të ketë kujdes se mund të shkarkohet nga Dejona Mihaili, koordinatore për komunitete në LVV.
E seanca e 14 shkurtit të këtij viti u nis duke shpërndarë “dashuri” deputetwt mes njëri-tjetrit.
Fikës në këtë ditë për ironi të fatit ndodhi të jetë edhe ditëlindja e Time Kadrijajt, e cila mori urim të veçantë nga Konjufca mirëpo pa munguar një satirë aty në fund.
E krejt në fund të kësaj përmbledhje, nuk mundet të lihet anash imitimi perfekt i Konjufcës nga aktori Agan Asllani e cila nuk mori shumë kohë për tu bërë meme në rrjetet sociale.
Aktori i njohur madje imitoi një deklaratë të Konjufcës në prani të Konjufcës.
Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit të Kosovës është një ndër figurat më serioze të shtetit mirëpo disa nga momentet gazmore të tij kanë bërë jehonë në media dhe rrjetet sociale.
Në momente tensionuese në Kuvend, Konjufca ka përdorur shprehje të thjeshta, komente ironike dhe humoristike për të krijuar atmosferë më të mirë.
Siç duket, këto momente i japin atij një qasje më të afërt me publikun.
Për tu duartrokitur ishte edhe momenti kur Konjufca përjashtoi nga salla e Kuvendit deputetët e Listës Serbe të cilët shkojnë në Kuvend vetëm një herë në gjashtë muaj sa për të mos e humbur mandatin e deputetit./Arbresh.info/Ejona Hyseni/
Mike Johnson rizgjidhet kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve
Spiropali uron Johnson për rizgjedhjen në krye të Dhomës së ...
Policia e Kosovës shqipton 1805 gjoba në trafik për 24 orë
Përleshje masive në Pejë, 10 personat e përfshirë përfundojn...
Messi zbulon emrat e tre portierëve më të mirë gjatë karrier...
Baerbock: BE-ja nuk do të financojë islamizimin e Sirisë