Google ADS

Kosovës dhe sukseset e saj në “LO PARIS 2024”, shteti dardan siguroi edhe dy medalje tjera olimpike

18:00 | 4 Janar 2025
K.B

Lojërat Olimpike “Paris 2024” ka qenë ngjarja më e madhe sportive e vitit që lamë pas.

Kjo ishte Olimpiada e tretë që Kosova merr pjesë në një ngjarje kaq madhore, shkruan Arbresh.info.

Shteti dardan u përfaqësua nga nëntë sportistë, ku vëmendja kryesore ishte tek sporti i xhudos, ku garonin pesë xhudistë, Distria Krasniqi,

Nora Gjakova, Laura Fazliu, Akil Gjakova dhe Loriana Kuka.

Ndërkohë katër garuesit tjerë ishin Donjeta Sadikun (boks), Gresa Bakraçin (atletikë), Adell Shaboviç (not) dhe Hana Beiqi (not).

Ashtu sikurse edhe u prit, Kosova shkëlqeu në sportin e xhudos ku arriti të marr dy medalje një të argjendtë dhe një të bronztë.

Sikurse në “Rio 2016” dhe “Tokio 2021”, xhudistët kosovar vazhduan shkëlqimin dhe sukseset, ishte Distria Krasniqi e cila i nisi garat e para dhe arriti të prek finalen dhe t’i siguroj Kosovës një tjetër medalje olimpike.

‘Disi’ në finale u mposht nga xhudistja nga Uzbekistani dhe siguroi medaljen e parë të argjendtë në histori të shtetit të Kosovës, të parën për këto lojëra dhe të katërtën në përgjithësi.

Në ditën e dytë të garave të xhudos, ishte radha për Nora dhe Akil Gjakova.

Motër e vëlla u futën në ‘tatami’ në intervalin e njëjtë kohor, mirëpo kampionia olimpike në fuqi humbi në meçin e parë dhe për fat të keq u eliminua.

Megjithatë ‘nderin e familjes’ e ruajti Akili i cili ndeshjen e parë e fitoi pa problem, xhudisti kosovar vazhdoi të fitoj edhe dy luftëra të tjera për të siguruar gjysmëfinalen.

Gjithçka shkoi mirë deri aty por në gjysmëfinale Akili u ndal nga xhudisti nga Azerbajxhani i cili në fund u shpall kampion olimpik.

Gjakova pati mundësi të fitoj medalje olimpike përmes repesazhit mirëpo u mposht nga xhudisti japonez. Pejani përfundoi i pesti që është suksesi më i madh në histori të Kosovës në olimpiadën në kategorinë e meshkujve.

Dita tjetër në sportin e xhudos ishte historike për shtetin e Kosovës, me Laura Fazliun e cila arriti një tjetër sukses madhështor si në aspektin personal ashtu edhe në shtetëror.

Xhudistja kosovare në debutimin e saj në Lojërat Olimpike nën udhëheqjen e kryemjeshtrit Dritoni Kuka dhe legjendës e kampiones olimpike Majlinda Kelmendi fitoi medaljen e bronztë të parën në histori të vendit tonë dhe të pestën në histori e shtetit kosovar.

Fazliu e nisi garën duke fituar meçin e parë e duke arritur në çerekfinale për t’u mposhtur nga xhudistja franceze e cila më parë ishte kampione olimpike.

Mirëpo në duelet e repesazhit Laura ishte e ‘etur’ për medalje. Në ndeshjen e parë të repesazhit ajo mposhti xhudistën nga Kanada.

Ndërsa në ndeshjen ku përcaktonte medalisten e bronztë ajo mposhti xhudisten nga Kroacia dhe shkroi histori.

Kosova në sirtarin e saj deri tani ka përplot pesë medalje olimpike të gjitha të ardhura nga sporti i xhudos.

Majlinda, Distria, Nora dhe Laura në krye me mjeshtrin Driton Kuka tani më janë në historinë e shtetit kosovar.

Përveç xhudistëve që performuan mirë edhe boksierja, Donjeta Sadiku e nisi shkëlqyeshëm aventurën e saj në Lojëra Olimpike.

Ajo garoi në kategorinë deri në 60 kilogram dhe pengesa e saj e parë ishte boksierja nga Tajlanda, Thananya Somunek, të cilën e mposhti me pikë.

Pas tre raundeve me anë të pikëve, Donjeta arriti fitoren dhe kaloi tutje, pas një raundi të tretë të jashtëzakonshëm.

Ndeshja e dytë ishte fatale për Donjetën pasi u mposht nga garuesja e Kolumbisë, Angie Paola Valdes Pina në rrethin e 1/8 së finales.
Angie Paola Valdes Pina ishte nënëkampione e botës.

Edhe atletja, Gresa Bakraçi përfundoi garat herët në debutimin e saj në “Lojërat Olimpike”.

Bakraçi regjistroi kohën prej 2:13.29 e cila nuk ishte e mjaftueshme për ta kualifikuar atë në gjysmëfinale.

Dy garuesit e fundit i takonin sportit të notit, bëhet fjalë për Adell Shaboviç dhe Hana Beiqi.

Shabovic ka arritur të dal i dyti në garën 100 metra stil i lirë në garën hapëse të kësaj kategorie.

Ai përfundoi 100 metra për 51.77 sekonda. Mirëpo kjo nuk i mjaftoi atij të kaloj në gjysmëfinale dhe të vazhdojë rrugën për medalje olimpike në debutimin e tij.

Në përgjithësi, u rendit i 58-ti nga 79 garues, duke lënë prapa 21 notarë, por emri i tij do të mbetet në histori pasi koha e tij është një rekord shtetëror tashmë.

Garuesja e fundit ishte Hana Beiqi e cila “Lojërat Olimpike” i siguroi me ftesë nga Komiteti Olimpik Botëror.

Notarja, 15-vjeçare, ishte garuesja më e re e notit në të gjithë Evropën, ku kampanjën e saj në vendin 43-të, duke lënë prapa vetes 36 garuese. Në total ishin 79.

Ajo ka përfaqësuar Kosovën në disiplinën 50 metra stil i lirë.

Pas përfundimit të garave të Beiqit, përfundoi edhe aventura e Kosovës në këto lojëra, ku sërish la gjurmë të mëdha përkundër që është një shtet i vogël dhe kjo ishte vetëm pjesëmarrja e tretë në këtë eveniment.

Lojërat Olimpike mbahen çdo katër vjet dhe vlerësohen si gara më e shquar me shumë sporte individuale dhe ekipore në botë, teksa Kosova debutimin e saj e bëri në 2016 në Olimpiadën e Rios./Arbresh.info/

Të ngjashme