Kombëtarja e Kosovës në hendboll në kategorinë e femrave do të ketë përballë Poloninë – “pengesën” e fundit për të arritur atë që nuk e kanë shijuar asnjëherë “Dardanet”.
Dy ndeshjet e radhës në kuadër të fazës së dytë kualifikuese do të vendosin skuadrën që arrin kualifikimin në Kampionatin Botëror të femrave.
“Dardanet” nuk kanë mungesa dhe po kalojnë momente fantastike, pas fitores së papritur përballë Ishujve Faroe.
Pavarësisht sfidës që i pret, trajneri i kombëtares, Agron Shabani për Arbresh.info është shprehur optimist.
“Në dispozicion i kemi të gjitha lojtaret, në të cilat llogaritim aktualisht. Për fat nuk kemi asnjë lëndim dhe disa prej lojtareve janë në momentin më të mirë në karrierë. Vajzat janë shumë të përkushtuara ne stërvitje dhe serioze në maksimum. Po ashtu janë të vetëdijshme për rëndësinë e ndeshjeve dhe sfidën që kemi para”, tha ai.
Favorite për ndeshjen është Polonia, por edhe Ishujt Faroe ishin konsideruar të tillë. Shabani ka deklaruar se Kosova do të mundohet të shfrytëzojë çdo mundësi.
“Favorite natyrisht është Polonia, që paraqitet rregullisht në ngjarjet e mëdha dhe ka lojtare ne nivelin elitar evropian. Por, ne do të japim maksimumin. Janë dy ndeshje që përcaktojnë biletën për Botëror. E dimë forcën e Polonisë, por nëse na ofrohet rasti do ta shfrytëzojmë maksimalisht”.
Kosova zhvilloi dy ndeshje në Istog përballë Ishujve Faroe, fillimisht fitoi 27:24, pastaj pësoi 29:28 duke u kualifikuar me rezultat të përgjithshëm 55:52.
Kjo fitore i ka dhënë vetëbesim kombëtares, sipas kapitenes së skuadrës, Leonora Demaj.
“Përgatitjet kanë shkuar shumë mirë, kemi stërvitur me motiv e atmosferë shumë të mirë brenda ekipit, po koordinohemi mirë. Fitorja ndaj Ishujve e ka rritur vetëbesimin, motivin dhe ka shtuar një pozitivistet të madh në ekipe”, tha ajo.
Demaj theksoi se vështirësia kryesore e ndeshjes së radhës do të jetë gjatësia e kundërshtareve.
“Ndeshja me Poloninë është një ndeshje e vështirë, kemi respekt për kundërshtarin sepse ka në përbërje lojtare të Champions League dhe të ligave të forta, por ashtu si çdoherë tjetër do luajmë me zemër e do japim më të mirën. Mendoj që vështirësi do të paraqet fakti që lojtaret e tyre janë më shtatlarte. Qëllimi padyshim është kualifikimi për kampionat botëror, historia shkruhet vetëm njëherë, e ne po synojmë ta shkruajmë atë”, shtoi ajo.
Kosova ndeshjen e parë e luan në Poloni të enjten, kurse më 12 prill fituesi vendoset në Prishtinë.
Ky Kampionat Botëror do të mbahet në Danimarkë, Norvegji dhe Suedi dhe fillon më 29 nëntorit deri më 17 dhjetor të këtij viti./Arbresh.info/Orgesa Haziri/
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë