Kosova është në kolaps edhe sa i përket politikës së jashtme. Në vendet, aleate kryesore të shtetësisë, Kosova nuk po përfaqësohet me ambasadorët e saj.
Kjo po ndodhë një një kohë kur hiq më mirë nuk janë punët as në politikën e brendshme.
Ngritja e aktakuza ndaj krerëve të lartë politik në vend ka ndryshuar rrjedhën politike, kështu duke e lënë Kosovën pa President.
Në anën tjetër lobimi i Serbisë kundër shtetësisë së Kosovës nuk po ndalet.
Me 7 tetor 2020, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka nënshkruar dekretin për tërheqjen e ambasadores Vlora Çitaku nga misioni në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Edhe Teuta Sahatqija si Konsulle e Përgjithshme në Nju Jork është kthyer në Kosovës, duke lënë vendin e zbrazët, shkruan arbresh.info.
Kosova pa përfaqësim është edhe në kryeqendrën evropiane, në Bruksel, ku ambasadori Berand Nikaj ka kohë që ka nisur angazhimin e tij në Kosovë, në zyrën e koordinatorit shtetërorë për dialogun Kosovë-Serbi, si këshilltarë.
Pa ambasador Kosova ka mbetur edhe në Tokio të Japonisë, pasi që ambasadorit të deritashëm Leon Malazogu i ka skaduar mandati. E njëjtë ka ndodhur edhe në Sofje të Bullgarisë ku ambasadori Edon Cana ka kërkuar kthimin e tij pas përfundimit të mandatit.
Rasti i njëjtë është edhe në Tajlandë, ku tashmë Muhamet Brajshori i cili kishte qenë ambasador në këtë shtet, është emëruar zv.ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës.
Për këtë situatë të Kosovës në diplomaci ish’shefi i kabinetit të Ministrit të Jashtëm të Galuk Konjufcës, Kreshinik Ahmeti ka thënë se është dështim i qeverisë Hoti që në kohën kur duhet më së shumti ka nevojë Kosova të ketë ipakt të mirë në diplomaci, kjo nuk po bëhet.
Ahmeti për arbresh.info ka thënë se Serbisë pi krijohet situatë nga vetë Ministria e Jashtme dhe e Diasporës për lobim kundër Kosovës.
“Përderisa po hapen varrezat masive në Rashkë të Serbisë e që kanë qenë të krijuara si projekt sekret nga vete shteti i Serbisë në gjendemi në një defensivë diplomatike për shkaka se është një kaos i plotë në shërbimin e jashtëm diplomatikë dhe në Ministrin e Punëve të jashtme dhe Diasporës. Në këtë situatë ku ne do të duhej të ishim më aktiv dhe ta tregonim gjenocidin serb dhe luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Serbia ka më shumë hapësirë sepse nuk kemi as ambasadorë, as shefa të misioneve diplomatike në misionet kyçe të diplomacisë, si ShBA, Londër , Tokyo e Bruksel”, ka deklaruar Ahmeti.
Këtë situate ai e ka vlerësuar si të qëllimshe nga vetë politkanët që kanë udhëhequr me këto dikastere që sipas tyre nuk janë emëruar personat e duhur.
Sipas Ahmetit ekzistojnë obligime ligjore që e ka Ministrja e Jashtme e Kosovës, që në koordinim me Kryeministrin të bëjë propozimet për staf të rijnë të misione të cilët pastaj do të dekretohen.
“Në gjendjen që jemi sot nuk është krejt e rastësishme është për shkak të qasjen politike që e kishim edhe nga qeveritë e kaluara për arsye të qeverisë Kurti, ku më shumë keni përfunduar me diplomat të çelësit politikë sesa të karrierës e që këtë e ndalon ligji. Edhe tani në rast se Meliza Haradinaj-Stublla dhe kryeministri Avdullah Hoti si kryeministër ilegjitim, do të emërojnë ambasadorë persona që nuk janë kompetent për këtë post e kjo e dëmton edhe me tutje përfaqësimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare”, ka deklaruar ai.
Edhe për profesorin e diplomacisë në Universitetin e Prishtinës, Ibrahim Gashi, kjo situatë politike e jashtme e Kosovës është dështim i MPJD-së.
Sipas tij, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, që drejtohet nga Meliza Hradinaj-Stublla, nuk është dashur t’i tërheq ambasadorët e të vonohet me emërimi i ambasadoreve të rijnë.
Sipas Gashit Kosova më shumë se kurrë ka nevojë që të aktivizohet diplomacia pas akuzave nga Gjykata Speciale, e që për këtë po tregohet e dobët kjo ministri.
Ai ka vërejtur mangësi që nga krijimi i kësaj qeverie sa i përket koordinimit të Ministrisë së Jashtme me Presidencën e Qeverinë.
“Kosova ka nevojë më shumë se kurrë që të ketë diplomacinë aktive dhe me ambasadorë valid, sepse zhvillimet që po kalon Kosova si shtet ka nevojë që të përcillet me një aktivitet të dendur lobues pran shteteve dhe organizatave shumëkombëshe. MPJD, në opinionin e gjerë është duke lënë përshtypje se ka dobësi e mungesa në koordinim në struktura të saj në nivel të jashtëm e të brendshëm”, ka deklaruar Gashi.
Teuta Sahatqija, zëvendësministre në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, për arbresh.info ka thënë se misioni diplomatikë në ShBA, po vazhdon të mbulohet nga ambasadorja Çitaku.
Ka kohë që Çitaku po qëndron në Kosovë e për këtë kanë dhënë sqarim nga Ministria e Jashtme dhe Diasporës.
“Ambasadorja Vlora Çitaku, pas përfundimit të pushimit, siç i takon me ligj, deri në fund të javës, do t’iu rikthehet punëve dhe detyrave në Uashington. Ambasadori Frymëzim Isufaj, pas dekretimit dhe kryerjes së të gjitha procedurave të akreditimit, ka nisur punën në përfaqësimin e Kosovës në Nju Jork. Në Uashington, ndërkaq, është ende në detyrë ambasadorja Vlora Çitaku, e cila do ta përfaqësojë Kosovën deri në emërimin e ambasadorit të ri, siç është përcaktuar në dekretin e tërheqjes së saj të nënshkruar nga Presidenti”, ka thënë Sahatqija për arbresh.info.
Sahatqija nuk ka dhënë detaje nëse edhe në ambasadat e tjera po shqyrtohen emra të rijnë për emërime.
Ndryshe, Vjosa Osmani si ushtruese e Detyrës së Presidencës nuk ka të drejtë të nënshkruaj dekrete për ambasadorë të rijnë për emërime, që rrjedhimisht i bie që emërimi i ambasadorëve të rijnë do të mbete edhe disa muaj deri në zgjedhjen e Presidentit të ri./arbresh.info/
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza