Kosova importoi mbi 320 mijë kilogramë hurma

09:57 | 24 Prill 2020
arbresh.info

Veç shijes së mirë hurmat kanë edhe shumë vlera ushqyese.

Si i tillë, ky frutë përdorët gjatë tërë vitit por prania e hurmës në tryezat kosovare është e domosdoshme gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

Kosovarët këtë vit duket se kanë bërë rezervë të mjaftueshme të tij, shkruan arbresh.info.

Në të dhënat e Doganës së Kosovës thuhet se gjatë 2020-ës janë importuar mbi 320 mijë kilogramë hurma arabe. Aty thuhet se për vetëm 3 muaj, janar-mars 2020 në Kosovë kanë hyrë saktësisht 323.120.58 kg hurma arabe ndërsa vlera e tyre ka arritur në 379.386,32 euro.

Për këtë produkt është paguar taksë doganore rreth 38 mijë euro.

Ky frutë në Kosovë ka ardhur nga 10 shtete të ndryshme të botës, nga Gjermania, Izraeli, Jordania, Tuenzia, Turqia, Tanzaia, Italia, Alergjia, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Irani.

E, ky i fundit është edhe vendi nga i cili Kosova ka importuar më së shumti hurma arabe.

Gjithsej  283.380 kilogramë e që kanë kushtuar 329 mijë euro vetëm nga Irani.

Ndërsa nga Emiratet e Bashkuara Arabe janë importuar 37 mijë kilogramë hurma në vlerë 38 mijë euro.

Nga vendet tjera është importuar sasi më e vogël e hurmave.

Për 3 muajt e parë të këtij viti, Kosova ka importuar më shumë hurma sesa në katër muajt e parë të 2019-ës.

Për periudhën janar-prill 2020, në Kosovë kanë hyrë hurma në sasi prej afër 300 mijë kilogramë në vlerë prej rreth 400 mijë euro.

Ndryshe hurmat e Arabisë janë shumë ushqyese dhe të pasura në mangan, magnez, fibra, vitaminë B-6, kalium dhe bakër.

Konsumi i rregullt i hurmave të Arabisë bën shumë mirë kundër kapsllëkut, gazrat, fryrjen e barkut etj. Sasia e lartë e fibrave e garanton këtë, si dhe është përdorur edhe trajtimin e hemorroideve.

Hurmat e Arabisë përmbajnë shumë magnez, i cili është i njohur si përbërës anti-inflamator. Si të tilla janë efektive kundër ënjtjes dhe dhimbjeve të shkaktuara nga artriti. Ato janë efektive edhe për reduktimin e inflamacionit arterial dhe si rezultat reduktojnë rrezikun e goditjeve dhe sëmundjeve të zemrës. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme