Kosnett nuk shkon në takimin Kurti-Mustafa, mbërrijnë edhe ambasadorët e BE-së pas takimit me Apostolovën

18:12 | 28 Janar 2020
arbresh.info

Ambasadorët e Italisë, Gjermanisë, Francës dhe Britanisë së Madhe bashkë me shefen e zyrës së BE-së pas takimit në zyrën e BE-së, kanë vendosur të shkojnë në Kuvendin e Kosovës.

Në mesin e tyre nuk është edhe ambasadori amerikan, Philip Kosnett.

“Deri më tani nuk dihet nëse do të shkojë ambasadori Kosnett”, bëjnë të ditur për arbresh.info burime brenda ambasadës.

Fillimisht u bë e ditur se ambasadorët nuk do të marrin pjesë për shkak se nuk kishin një ftesë, por pas takimit të rregullt me Apostolovën, ata i janë drejtuar objektit ku po mbahet takimi ndërmjet Albin Kurtit e Isa Mustafës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme