Një përleshje e armatosur mes dy grupeve famëkeqe ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë, ku mbeti i vdekur një person dhe pesë të tjerë të plagosur.
Ajo çfarë dihet deri tash, është se në këtë konflikt janë përfshirë familja “Capat” dhe Sekiraqët.
Viktimë e shkëmbimit të armëve të zjarrit mbrëmë rreth orës 22:20 në lagjen Aktash të Prishtinës, ishte Premtim Gashi, i cili nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra.
Sipas raportimeve, trupi i të vrarit mbeti mbi një kallashnikov, të cilin dyshohet se e posedonte viktima.
Ndryshe, Premtim Gashi (viktima e këtij konflikti) ishte liruar ditë më parë nga burgu.
Ai u lirua me një vendim të Gjykatës Themelore në Prishtinë. Lirimi i tij u bë me kusht.
Premtim Gashi, ishte po ashtu pronar i kompanisë së ndërtimit “Premtimi Construction”, e cila është një kompani për ndërtimin e hapësirave banuese dhe afariste.
Ndërkohë, në disa media vendore është raportuar jozyrtarisht se në vendin e ngjarjes janë gjetur 100 plumba.
Ndërkaq, sipas Prokurorisë Themelore e Prishtinës, mosmarrëveshjet e mëhershme mes dy grupeve të armatosura ishin shkaku i këtij fundi tragjik.
Muaj më parë, më saktësisht në mars të këtij viti, Pajtim Gashi- anëtar i grupit “Capat”, ishte plagosur në kokë dhe pastaj është qëlluar me armë në këmbë.
Lidhur me rastin në polici ishte vetëdorëzuar Shkumbin Sekiraqa, djali i Salih Sekiraqës, i cili ndodhej në arrati pas plagosjes me armë ndaj një Gashit.
Sipas raportimeve të asaj kohe incidentit i kishte paraprirë një konflikt verbal mes të dyshuarve dhe viktimës.
Ai po mbahej në burg nën dyshimin për një plagosje të ndodhur vitin e kaluar.
Ndërkohë, pesë të plagosurit e rastit të mbrëmshëm aktualisht janë duke u trajtuar në QKUK, në masë arresti dhe mbikëqyrjeje policore.
Autoritetet gjyqësore e kanë klasifikuar këtë rast si vepër penale “vrasje të rëndë” në bashkëkryerje dhe “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Prokuroria Themelore në Prishtinë bëri të ditur se po ashtu se përveç pesë të plagosurve, autoritetet po punojnë në identifikimin e personave të tjerë që dyshohet se janë përfshirë në konfliktin e së dielës në Prishtinë.
Ndryshe, viktima e rastit tragjik Premtim Gashi do të varroset sot në ora 16:00 në varrezat në varrezat e Arbërisë./ Arbresh.info/Erolinda Gashi/
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...